Shtëpi vetëm 1 euro! Kryetari i bashkisë kërkon rivitalizimin e vendit - Business Magazine Albania

Shtëpi vetëm 1 euro! Kryetari i bashkisë kërkon rivitalizimin e vendit


Vendi po shpopullohet dhe kryetari i bashkisë, me synimin për të rivitalizuar qendrën historike dhe ekonominë e vendit, ka vendosur të shesë shtëpitë për çiftet e reja me një vlerë simbolike për vetëm 1 EURO. Po flasim për Tarsia, qendra e rajonit të Kozencës me rreth 2 mijë banorë.

“Janë disa shtëpi të braktisura. Për momentin numërojmë rreth 20 dhe pjesa më e madhe zotërohen nga njerëz të cilët nuk kanë më interes t’i përdorin pasi jetojnë shumë larg Kalabrisë. Ne kemi hartuar një rregullore për të blerë këto shtëpi në trashëgiminë komunale. Hapi tjetër do të jetë miratimi i një njoftimi drejtuar çifteve të reja. Ne gjithashtu po konsiderojmë mundësinë e shmangies së kostove noteriale për blerësit, me një transferim të lirë të pronave.”

“Kemi parë që ka çifte të interesuara lidhur me propozimin,” thotë kryetari i bashkisë Roberto Ameruso.

Ameruso është pozitiv, por çështja do të diskutohet përfundimisht gjatë një konference të organizuar nga Bashkia me temën “Rritja turistike dhe kulturore e fshatit Tarsia: rikuperimi i pasurive të paluajtshme dhe përcaktimi i instrumenteve të reja të atraktivitetit” të planifikuar në datën 8 nëntor.

Deri atëherë, keni kohë të vendosni për një blerje të re në Tarsia.

/QuotidianoDelSud

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0