Muzetë janë krijuar për të ruajtur artefakte të rralla, objekte të mrekullueshme nga historia dhe vepra arti mbresëlënëse — por shpesh edhe vetë ndërtesat janë vepra arti për t’u admiruar.
Prix Versailles, një nga çmimet më prestigjioze për arkitekturë dhe dizajn në botë, ka përzgjedhur shtatë muze të rinj ose së fundmi të restauruar si ndër më të bukurit në glob. Juria e këtij çmimi vlerësoi se çdo ndërtesë ishte “produkt i një pune të kujdesshme dhe afatgjatë, bazuar në një dizajn artistik të përpiktë që u zhvillua me iniciativë dhe në shërbim të një qasjeje autentike të përqendruar te trashëgimia dhe peizazhi.”
Lexo edhe: Elon Musk trondit botën: “Çdo njeri do të ketë një robot personal”
Një prej muzeve të përzgjedhur është Grand Palais në Paris — kryeqyteti i ndritshëm që së fundmi u rendit i pari në listën e Time Out si qyteti më i mirë në botë për kulturën. Ndërtesa ka një kupolë të madhe prej xhami dhe u ndërtua fillimisht për Ekspozitën Universale të vitit 1900. U rihap në vitin 2021 pas një rinovimi katërvjeçar. Në raportin e Prix Versailles thuhet: “Brenda, galeria e sipërme që përshkon gjithë hapësirën e brendshme është ruajtur dhe përmirësuar. Ky shëtitor ofron një lidhje të mrekullueshme mes të kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes së ndërtesës, vetëm përmes arkitekturës, e cila mund të admirohet deri në detajin më të vogël, duke i dhënë vizitorëve një pamje edukative mbi historinë e Parisit.”
Në listë përfshihet edhe Muzeu Saka në Bali — një hapësirë shpirtërore që i udhëheq vizitorët përmes praktikave dhe shprehjeve të ndryshme kulturore balineze. E kemi përfshirë edhe ne më herët si një ndër muzetë më të mirë të rinj, kështu që mund të themi me bindje se e mbështesim këtë vlerësim.
Ndërkohë, në Norvegji, në qytetin bregdetar Kristiansand, ndodhet Kunstsilo, një muze arti i ndërtuar mbi një ish-magazinë gruri që tani shërben si një pikë takimi për artin modern dhe bashkëkohor.
Ja dhe lista e plotë e muzeve të përzgjedhur si më të bukurit në botë nga Prix Versailles:
Muzeumet më të bukur në botë:
-
Grand Palais, Paris, Francë
-
Saka Museum, Bali, Indonezi
-
Audeum, Seul, Koreja e Jugut
-
Kunstsilo, Kristiansand, Norvegji
-
Diriyah Art Futures, Riad, Arabinë Saudite
-
Cleveland Museum of Natural History, Cleveland, SHBA
-
Joslyn Art Museum, Omaha, SHBA
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto