Shqiptari Wilson Kokalari ishte një ndër inxhinierët kryesorë të anijes kozmike që arriti në Hënë - Business Magazine Albania

Shqiptari Wilson Kokalari ishte një ndër inxhinierët kryesorë të anijes kozmike që arriti në Hënë


Wilson Kokalari, i lindur në Gjirokastër, Shqipëri, ishte rreth një vjeç kur familja e tij u shpërngul në Nju Jork. Babai i tij ishte një biznesmen, por Wilson Kokalari vendosi të ndjekë ëndrrën e tij për t’u bërë inxhinier. Ai ishte shumë i përfshirë në punën e jashtëzakonshme teknologjike dhe inxhinierike që përgatiti fluturimet historike të programit Apollo.

Bota di shumë për Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin, por suksesi i tyre bazohet në punën e palodhur të njerëzve të guximshëm dhe të pasionuar të asaj ushtrie të vogël të inxhinierëve, shkencëtarëve dhe punonjësve në NASA që e bënë ëndrrën realitet.

Njerëzimi sapo kishte vërtetuar se jo vetëm që ishte e mundur të udhëtohej në Hapësirë, por edhe në planetet tjera.

Inxhinieri shqiptaro-amerikan, Wilson Kokalari, ishte i ngarkuar me programimin e testit përfundimtar të të gjithë sistemit Apollo, përpara fillimit të kësaj aventure ndërplanetare.

Një anëtare e njohur e familjes së tij dhe një nga gratë e para intelektuale të Shqipërisë, Musine Kokalari, ishte ekzekutuar nga komunistët.

Lexo: Shkruhet sërish historia, mbesa e Musine Kokalarit, deputetja e parë shqiptare në Parlamentin Europian 

Që nga fillimi, ndryshe nga shumë imigrantë të tjerë, babai i tij Hilmi Kokalari testoi me sukses aftësitë e tij të biznesit, duke shitur ullinj dhe djathë të sjellë nga Shqipëria. Udhëtimi i tij i biznesit i kushtoi shumë, kur në vitin 1939 ai u kthye në SHBA vetëm pak ditë para se të ndodhte pushtimi italian. Lufta dhe pastaj izolimi komunist i dha fund tregtisë dhe ai u përqendrua në biznesin e pasurive të patundshme. Në vitet ’50 ai tanimë zotëronte një numër ndërtesash në Manhatan. Mund t’a përfytyroni sa e pasur do të ishte familja e tij sot, nëse ata do të kishin ecur në hapat e atit të tyre. Por djemtë e tij kishin plane të tjera dhe përfundimisht vendosën t’i shesin ndërtesat.

Në vend që të përpiqej të bëhej një Donald Trump shqiptar, Wilson Kokalari (dhe vëllai i tij) vendosën të studionin për inxhinieri. Wilson i vijoi studimet në Universitetin Perdue, më i miri për ata që duan të bëhen astronautë. Edhe Neil Armstrong, komandanti i ardhshëm i Apollo 11, u diplomua nga ky universitet.

Fluturimi në Hënë – Gara e Nxehtë dhe Lufta e Ftohtë

Programi Apollo filloi gjatë mandatit të Presidentit Eisenhower, por kurrë nuk u realizua për shkak të mungesës së fondeve. Në prill të vitit 1961, sovjetikët dërguan njeriun e parë në Hapësirë ​​dhe për shkak të Luftës së Ftohtë, ndikimi i propagandës nga një ngjarje e tillë ishte shumë i madh. Një muaj më vonë, Presidenti Kennedy, në fjalimin e tij historik në Kongres, premtoi se “para se të përfundojë dekada e tanishme, njeriu do të shkojë në Hënë dhe do të kthehet në tokë sigurt dhe shëndoshë”.

Në vitet në vijim, NASA punësoi 400 mijë njerëz dhe shpenzoi 24 miliardë dollarë.

Në këtë situatë, mijëra kompani ofruan shërbimet e tyre për t’u bërë kontraktorë kryesorë të NASA-s. Dy kompani private fituan kontratën për ndërtimin e pjesëve kryesore të anijes kozmike që do të bënte udhëtimin në Hënë: “Aviation North American” nga Kalifornia do të ndërtonte Modulin e Shërbimit të Komandës) të Apollo-s, ndërsa “Grumman Aircraft Engineering Corporation” nga Nju Jorku, mori përsipër ngritjen e Modulit Lunar.

Wilson Kokalari është një nga pak njerëzit që ka punuar për të dyja këto kompani. Projekti ishte i madh dhe të paktën katër kompani të tjera u kontraktuan nga NASA, për të ndërtuar sub-sistemet e anijes hapësinore.

Inxhinieri shqiptar luajti një rol kyç në këtë projekt. Ai ishte testuesi kryesor i sistemit në tërësi. Ai shkroi Raportin e Testimit të Projektit, një hap vendimtar në këtë proces. Pas përfundimit, sub-sistemet duhej të testoheshin. Pastaj tërë sistemi do t’i nënshtrohej testimit në mënyrë elektronike duke stimuluar se si do të funksiononte në hapësirë, pa qenë astronautët brenda në anijen kozmike. Në fund, i gjithë sistemi dhe anija kozmike do të testohej, këtë herë me astronautët brenda anijes. Nëse testet nuk do të ishin të suksesshme, nuk do të kishte licencë për t’u nisur në Hënë.

Programi i testimit është me mijëra faqe i gjatë, madje edhe më të gjata janë pjesët që kanë të bëjnë me detaje të caktuara. Ato u hartuan nga inxhinieri shqiptar gjatë dy viteve punë të vështirë.

Libri udhëzues, me titull Apollo, ka emrin e z. Kokalarit në faqen e parë dhe konsiderohej si një nga sekretet më të mëdha në Amerikë në kohën kur ishte shkruar. Edhe pse ai ishte autori i librit, dhe një person shumë i besueshëm, Wilson-it nuk iu lejua ta merrte librin nga vendi i punës.

Lexuesit ndoshta dinë shumë për Apollo 11, anijen kozmike e cila i zbriti dy burrat e parë në Hënë, astronautët amerikanë Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin, në ditën historike të 20 korrikut, 1969.

Megjithatë, pak dihet për fluturimet e mëparshme ose të mëvonshme në Hënë, të suksesshëm dhe të papërfunduar. Për shembull, nga 21 dhjetori 1968 deri më 18 maj 1969, tre misione (Apollo 8, 9 dhe 10) u nisën për në Hapësirë, duke u përpjekur të përshpejtonin gjërat, nga frika se sovjetikët do të arrinin ta bënin të parët. Secili prej këtyre misioneve kishte tre astronautë, por ata nuk mund të arrinin në Hënë. Pas përpjekjes së parë të suksesshme, astronautët amerikanë do të ktheheshin edhe pesë herë të tjera në Hënë (Apollo 11, 12, 14-17). Një ekip i madh i njerëzve meritojnë vlerësim për këto arritje, por shumë pak njerëz kanë qenë në qendër të gjithçkaje, siç ishte heroi ynë, Wilson Kokalari.

Një pllakë me emrin e tij në Hënë

Astronautët e parë që shkelën në Hënë, si shenjë mirënjohjeje për punën e jashtëzakonshme të atyre që bënë të mundur këtë fluturim historik, morën me vete një pllakë me emrat dhe nënshkrimet e anëtarëve të ekipit teknik, duke përfshirë edhe nënshkrimin e Wilson Kokalarit. Ata e vendosën pllakën në Hënë, ashtu siç bënë me flamurin amerikan.

Wilson qesh kur kujton se kishte njerëz që përgjëroheshin që emri i tyre të shkruhej diku në një trup tjetër qiellor. Ai kishte thënë se realisht vetëm pak emra duhej të shkruheshin në atë pllakë: “Vetëm ata të ekipit kryesor, të cilat mblodhën dhe bënë testimin përfundimtar të anijes kozmike. Pastaj u shtuan emrat e pjesës tjetër të ekipit”.

Ky fakt përmendet në librin “Shqiptarët e Amerikës” i shkruar nga Vehbi Bajrami.

Ilyriapress

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0