Shqiptari Gjergj Dollani hap “Cafe Chocolat”, biznesi që ndodhet vetëm pak metra larg Shtëpisë së Bardhë

Shqiptari Gjergj Dollani hap “Cafe Chocolat”, biznesi që ndodhet vetëm pak metra larg Shtëpisë së Bardhë


“Cafe Chocolat” është sipërmarrja e shqiptarit Gjergj Dollani në Amerikë, i cili po shquhet në fushën e sipërmarrjes, duke sjellë diçka të re që ka munguar në tregun amerikan. Kur flasim për çokollata, ata më të çmendurit pas tyre mendojnë menjëherë Belgjikën, Zvicrën, Austrinë etj. Amerika as që nuk është në listë. Po Gjergji mendon ndryshe. Ai ka zbuluar dhe po nxjerr në tregun konkurrues prodhime artizanale që mund të bëjnë histori.

Kafeneja, në fakt, një gërshetim i çokollatave dhe espresso bar, që sapo është hapur dhe ndodhet në mënyrë strategjike shumë afër Shtëpisë së Bardhë në kryeqytetin amerikan, por mbi të gjitha në një zonë të shquar për qendra akademike, institute studimesh, qendrash të veprimtarisë diplomatike, muzeume etj.

Gjergji shpreh se “Cafe Chocolat” është një koncept eksperiencial që sjell për qytetarët në Washington disa nga çokollatat e kafetë më ekskluzive.

“Kemi shpenzuar një kohë të konsiderueshme në gjetjen e produkteve që cilësohen nga ekspertët si çokollatat më të mira në botë. Ajo që e bën konceptin edhe më interesant është se po mundohemi të ndryshojmë perceptimin se çokollatat amerikane kanë cilësi të dobët, siç dëgjon shpesh herë të thuhet “Amerikanët nuk e dinë ç’është çokollata!” Ky është një përgjithësim i gabuar. Ka artizanë në qyteza të vogla si Catskill (NY) apo Orem (Utah), të cilët kanë arritur të krijojnë produkte të një cilësie tepër të lartë,” thotë Gjergji.

Gjergji zgjodhi pikërisht zonën pranë Shtëpisë së Bardhë, aty ka një përqëndrim të lartë institucionesh ndërkombëtar dhe një koncept i tillë thith klientë që kërkojnë eksperiencë dhe që kanë udhëtuar në vende të ndryshme e kanë një farë familjariteti me zonat ku prodhohet kakao apo kafeja.

Ai pret që adhuruesit e kafes dhe çokollatave të kërkojnë një “blend” Etiopian nga zona e Yirgacheffe, pasi kjo kafe ka një kombinim shijesh autentike me nota limoni, vanilje e pjeshkë. Ndërsa për çokollatat, Hispaniola nga artizanet amerikane Fruition, me qënder në Upsate NY, e prodhuar ekskluzivisht me fara kakao nga Republika Domenikane.  Kjo çokollatë spikatet për shijet acidike të ngjashme me ato të manaferrës e frutave të pyllit. Ajo çokollatë, e cila ngjall më tepër interes për t’u provuar është një prurje nga artizanet italiane të kompanisë Domori, e cila është bërë me qumësht gomarice.

Cafe Chocolat është tashmë i hapur dhe gjendet në adresën 1423 H Street NW, Washington, DC 20005.

Nëse ju bie rruga në Washington shqiptari Gjergj Dollani ju mirëpret me kënaqësi.

/ Shkruar nga Ruben Avxhiu për Illyriapress

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0