Si kanë ndryshuar shpenzimet e shqiptarëve për kulturën, teatrot apo vizitat në muze?! Të dhënat e INSTAT tregojnë se është rritur frekuentimi i teatrove dhe ambienteve kulturore.
Sipas tij, rezulton se numri i shfaqeve kulturore në vend ishte 8% më i lartë krahasuar me t njëjtën periudhë të një viti më parë. Interesi për këto shfaqe është rritur me 1.3%. Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni që ka numrin më të lartë të spektatorëve, me 22.765 të tillë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka shënuar një rënie prej 18,9 %. Rritjen më të lartë në përqindje për numrin e vizitorëve, e ka patur Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor me 54,6 %.
Lexo: Vajza aziatike që la Google: ‘Kultura atje është vërtetë dekurajuese’
Më shumë vizitorë në kala dhe parqet arkeologjike
Krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar ka një rritje gati 6% të personave që vizitojnë një muze. Në kala e monumente të tjera, numri i vizitorëve u rrit 2,5 %. Interes është shfaqur edhe për parqet akeologjike, ku numri numri i vizitorëve është rritur mbi 43 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Monumentet kulturore shqiptare tërheqin vëmendjen e turistëve të huaj
Numri i vizitorëve të huaj në muze, parqe dhe kala ishte gati 16 mijë, mbi 27 % më shumë se një vit më parë.
Po Biblioteka Kombëtare?!
Sipas INSTAT, numri i frekuentuesve në Bibliotekën Kombëtare ishte 30.669, duke u rritur mbi 64%, karahasuar me tremujorin e parë 2018. Këtë periudhë numri i botimeve u rrit gati 56 %.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto