Shqiptarët po përgatiten të thyejnë rekordin Guinness - Business Magazine Albania

Shqiptarët po përgatiten të thyejnë rekordin Guinness

~3 minuta lexim


Rreth 2 mijë nxënës të shkollave 9-vjeçare në kryeqytet dhe 6 mijë të tjerë nga rrethet, po përgatiten për të thyer rekordin “Guinness Cup Song Albania”.

Një duet midis tokës dhe duarve njerëzore në emer të paqes, shpresës dhe bashkëjetesës do të jetë eventi që do të bëjë bashkë nxënës të talentuar nga të gjitha shkollat.

Sirea Film, në bashkëpunim me bashkinë e kryeqytetit dhe Ministrinë e Arsimit synojnë të thyejnë një rekord botëror.

Një çast, një vend, një ritëm ku të rinjtë shqiptarë do të japin një lajm të mirë për botën: për paqe, dashuri dhe bashkëjetesë.

Në sheshin “Skënderbej” të rinj nga shkolla të ndryshme do të performojnë me kupa plastike këngën Cup Song. Prej gati dy muajsh, nxënës të përzgjedhur nga shkolla të ndryshme të Tiranës janë organizuar në prova të vazhdueshme në krijimin e muzikës ritmike përmes gotave.

Kur një solist këndon dilemën “Të rri apo të iki”, 2 mijë veta do të formojnë fjalën “Albania” të ulur.

Me një përfshirje mbarëkombëtare, eventi do të zhvillohet njëkohësisht edhe në sheshet kryesore të qyteteve të ndryshme si Shkodër, Durrës, Vlorë, Korçë, Elbasan.

Mariza Hatia, nxënëse në shkollën “Sabaudin Gabrani” (Tiranë) tregon se ky organizim përbën një mundësi të mirë për t’i dhënë prioritet edhe talenteve të të rinjve. Sipas saj, performanca do të shërbejë si frymëzim për të përsëritur organizime të tilla.

Më 25 Mars, 2000 nxënës do të formojnë emrin “Albania” ndërkohë që 2000 tullumbaca me mesazhe do lëshohen drejt qiellit e mbi 100 dritare të ministrive do të hapen njëherësh, në kryeqytet.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0