Shqiptarët kanë dyfishuar shpikjet e tyre - Business Magazine Albania

Shqiptarët kanë dyfishuar shpikjet e tyre


Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave njoftoi se janë dyfishuar aplikimet e shqiptarëve për shpikjet e tyre: Gjatë periudhës 1 janar 2016-15 shtator 2016, është rritur dukshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Sipas të dhënave, markat kombëtare janë rritur në masën 24.8% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shqipëria ka të regjistruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave shpikësit e saj me patentat përkatëse, ku njëri prej tyre ka arritur që inovacionin e tij ta ketë edhe si patentë evropiane. Fushat e shpikjeve shqiptare janë mekanika, farmaceutika, ajo elektrike, teknologjia e naftës dhe elektroteknikë.

Ja pesë prej tyre:

1- Arben Mani është shpikësi i motorit me djegie të brendshme me cilindra të kundërt dhe piston të përbashkët.

Motori- MANI, i cili është një motor me djegie të brendshme me cilindra të kundërt të përbashkët. Ai prodhon fuqi me lëvizje rrotulluese në mënyrë të pandërprerë dhe në të dy kahet e lëvizjes së grupit të pistonit. Po ashtu, ai mban edhe patentën për “Sistemin e lëvizshëm të kurorës së pistonit” Patenta regjistruar në 16.09.2015.

2- Shuajip Kraja, mbajtës i Patentës Europiane për “Bivaksinën heterologe antikancer për njerëzit”.

Një vaksinë anti kancer të njerëzve, një proces për përgatitjen e kësaj vaksine dhe përdorimi i saj në përgatitjen e medikamentit për trajtimin ose parandalimin e kancerit. Bivaksina heterologe ka në përbërjen e saj dy komponentë biologjikë. Krahas kësaj patente, Z. Kraja ka një tjetër patentë për ilaçe mjekimi, në veçanti për kurimin e infeksioneve ose të sëmundjeve kancerogjene. Patenta e regjistruar në 02.04.2008.

3- Thanas Karajani, Ylli Pollo, Elmaz Xhediku kanë mundur të krijojnë një teknologji e re për absorbimin e pluhurave dhe gazrave industrial që shkarkohen në atmosferë. Përftimi i energjisë elektrike shtesë nga energjia që do të çlirohej në atmosferë. Eliminimi i tymrave dhe gazrave që çlirohet në atmosferë duke përdorur pajisjet e duhura për thithjen dhe eliminimin e pluhurave. Këto pluhura mund të trajtohen në mënyrë të mëtejshme dhe mund të përdoren në bujqësi ose ndërtim. Patenta e regjistruar në 10.07.2012.

4- Maksim Shuli ka mundësuar përdorimin e ezhektorve si teknologji në shfrytëzimin e vendburimeve të naftës, gazit dhe gazokondensatit në Shqipëri. Po ashtu, edhe përdorimin e lëndëve shkumë formuese, si metoda të reja me frytshmëri të lartë për rritjen e gaznxjerrjes në vendburimet e gazit në vendin tonë, si dhe përdorimin e termoizolimeve të pajisjeve sipërfaqësore dhe metodave të tjera, të sipërfaqes, në trungun e pusit dhe në shtresë, kundër hidratformimit të puseve të gazit dhe gazokondensatit në Shqipëri, si metoda bashkëkohore dhe mjaft efektive. Patenta e regjistruar në 18.05.2016.

5- Vullnet Miraka është shpikës i pajisjes Gjenerator Graviteti Centripetrik për Fluidet. P. G. G. C. F. Patenta e regjistruar në 09.11.2015.

Burimi: gazetaekonomia.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0