Shqiptarët, fillojnë të prenotojnë herët pushimet jashtë. Kryeson Antalya

Shqiptarët, fillojnë të prenotojnë herët pushimet jashtë. Kryeson Antalya


Këtë vit vlerësohet të ketë pasur një rritje të lehtë të çmimeve për pushimet në Turqi, në veçanti në Antalya. Megjithatë, shqiptarët e kanë ekuilibruar çmimin me prenotime të bëra më herët se vitet e kaluara. Në një intervistë për Businessmag.al, Ornela Zholaj, drejtuese e Global Travel, tregon se shqiptarët vazhdojnë të tregojnë interes të lartë për pushimet familjarë në Antalya.

Si është fluksi i udhëtimeve jashtë krahasuar me një vit më parë dhe cili është trendi i këtij viti?

Trendi vazhdon të mbetet Antalya dhe jo vetëm për Shqipërinë. Këtë vit në Antalya ka një rritje të madhe të turistëve Europianë për pushimet familjare.

Greqia pason me një numër tjetër të konsiderueshëm pushuesish shqiptare. Kjo edhe për faktin e kalimit, ku mundësia për të pushuar drejt Greqisë ka kosto më të lira, nisur nga fakti që udhëtimi bëhet me makinë dhe gamën më të madhe të akomodimeve e ka në formën e B&B, ose apartamente me qera. Resortet në Greqi janë më të pakëta dhe kostot e tyre mund të pëballohen nga një numër jo shumë i madh pushuesish.

Antalya ofron mbi 500 resorte për të gjitha buxhetet, si ato ekonomike edhe ato të nivelit të lartë Luxury.

A ka pasur ndryshime në çmime?

Çmimet e paketave kanë një rritje këtë sezon, por të gjithë në operatorët turistikë përmes fushatave promocionale, kemi këmbëngulur për prenotimet e hershme, gjë që mundëson ulje të konsiderueshme.

Kjo ka pasur efekt si asnjë vit tjetër. Shumica kanë bërë prenotimet për pushimet duke filluar që nga muaji Janar.

Pjesa tjetër që nuk kanë mundur për arsye të ndryshme të prenotojnë, do ta ndiejnë më shumë rritjen e çmimeve këtë sezon.

Cila është koha mesatare që familjet shqiptare zgjedhin të pushojnë jashtë? 

70 % e pushuesve preferojnë paketat 1 javore, pasi pjesën tjetër të lejes preferojnë ta kalojnë edhe në jug të Shqipërisë.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0