Shqipëria tashmë prodhon edhe për kompani ndërkombëtare të veshjeve - Business Magazine Albania

Shqipëria tashmë prodhon edhe për kompani ndërkombëtare të veshjeve


Shqipëria tashmë prodhon edhe për kompani të mirënjohura ndërkombëtare të veshjeve, siç është kompania e njohur “Max Mara”.

Firma prestigjoze italiane “Max Mara” sjell në Shqipëri lëndën e parë, dizenjot e veshjeve dhe kampionet, të cilat më pas realizohen në veshje në vendin tonë, nëpërmjet një nga firmave më të mëdha italiane “Michela fashion style”. “Michela fashion style” operon në qytetin e Kavajës prej gati një viti duke investuar rreth 1 milionë euro.

Prania e investorëve të tillë, të cilët zgjedhin për të investuar në Shqipëri vazhdon të rritet, duke ndikuar ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të vendit.

Burimi: facebook.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Të gjithë ëndrrat e tua mund të bëhen realitet, nëse ke kurajën t’i ndjekësh.”
— Ualt Disney
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0