Shqipëria siguron 500 mijë doza vaksine. Rreth 20 mijë vijnë në janar - Business Magazine Albania

Shqipëria siguron 500 mijë doza vaksine. Rreth 20 mijë vijnë në janar

doza vaksine

Vendi ynë ka siguruar zyrtarisht rreth 500 mijë dozat e para të vaksinës anti-covid. Përmes rrjetit social Facebook, lajmi u dha nga Kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, “vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme. Në përfundim të vitit të kaluar dhe në vigjilje të Vitit të Ri, siguruam 500 mijë dozat e para të vaksinës me Pfizer.

Kemi dakordësuar me Akt Normativ për aktivizimin e kontratës. Sasia e dakordësuar do të paguhet fillimisht për 10.700 dozat e para që do të vijnë në javën e tretë të janarit. Mbi 30 mijë të tjerat vijnë në shkurt”.

Lexo: Si Covid-19 po transformon botën e biznesit

Ai theksoi se, “kemi garantuar gatishmërinë e dy vendeve partnere për një total prej 9 mijë dozash në gjysmën e parë të janarit. Operacione solidariteti nga ana e dy qeverive mike, të cilat nuk na lanë vetëm në këto kohëra egoizmi dhe cinizmi të frikshëm për kontinentin ku jetojmë, kur ende nuk dukej drita jeshile që u ndez mbrëmë”.

Diskutimet për sigurimin e sasive të duhura po bëhën njëkohësisht me deklaratat për dhurata të mundshme të një sasie vaksine. Shqipëria planifikon të sigurojë vaksinimin e bluzave të bardha në Kosovë.

Sipas kryeministrit, “Kosovës do t’i dhurojmë një sasi për vaksinimin e bluzave të bardha të spitalit të Prishtinës”. Ai tha se, i ka kërkuar ministres së Shëndetësisë që të flasë me homologun në Kosovë. “Personeli shëndetësor atje do të ketë mundësinë të vaksinohet si të gjithë kolegët në Shqipëri”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0