Junior Achievement of Albania (JAA) shënoi një tjetër sukses ndërkombëtar në Festivalin Evropian të Sipërmarrjes Gen-E 2025, që u mbajt në Athinë nga 1–4 korrik, nën organizimin e JA Europe dhe mikpritjen e JA Greece. Ky festival, i konsideruar si ngjarja më e madhe e sipërmarrjes rinore në Evropë, mblodhi mbi 900 të rinj nga 40+ shtete evropiane, duke ekspozuar idetë më të mira të gjeneratës së re të themeluesve.
Shqipëria u përfaqësua nga 24 pjesëmarrës, të organizuar në katër skuadra përfaqësuese, që erdhën si fryt i dy prej programeve më gjithëpërfshirëse të JAA – Junior UP dhe Shoqëritë e Nxënësve.
Çmimet e fituara nga Shqipëria:
-
- “Pigi” – Start-Up of the Year 2025 (nivel universitar)
Një aplikacion inovativ për edukimin financiar të fëmijëve, i krijuar nga një ekip i përzgjedhur në programin Junior UP 4.0 të JAA. Ky është çmimi më i rëndësishëm i festivalit në nivel start-up, dhe është hera e parë që Shqipëria fiton këtë çmim prestigjioz. - “Aquabrain” – shkolla “Arben Broci”, Tiranë
Fitues i Green Manufacturing Award, për një zgjidhje teknologjike që mbështet menaxhimin e qëndrueshëm të ujit dhe riciklimin inteligjent. - “PulsePal” – shkolla “Turgut Ozal”, Durrës
Fitues i Digital Innovation Award, për një pajisje të zgjuar që monitoron ritmin kardiak dhe administron të dhëna mjekësore në mënyrë të sigurt.
Po ashtu, fitoi dhe çmimin “Get in the Ring”, një sfidë në formatin e debatit të ideve të biznesit, përballë ekipit të Danimarkës. - “Silver Spring” – shkolla “Arben Broci”, Tiranë
Fitues i Festivalit Kombëtar të Sipërmarrjes në Shqipëri dhe i nominuar për FedEx Access Award dhe Delta Sustainability Award, për ndikimin e tij social dhe mjedisor.
- “Pigi” – Start-Up of the Year 2025 (nivel universitar)
Rreth programeve që i mundësuan këto arritje:
Junior UP
Lançuar në fund të vitit 2021, Junior UP është një program unik për zhvillimin e startup-eve, që mbështet alumni-t e JAA në moshën 18–26 vjeç. Ai ofron:
- mentorim individual nga ekspertë të fushës,
- përgatitje për investim dhe testim tregu,
- punëtori praktike mbi ligjin, pitching, marketingun dhe menaxhimin financiar.
Përmes Junior UP, të rinjtë kalojnë nga ideja në model biznesi të qëndrueshëm, duke u integruar realisht në ekosistemin shqiptar të inovacionit.
Lexo edhe:“Krijo, por mbro!” – Apeli i DPPI për çdo sipërmarrës dhe krijues shqiptar
Shoqëritë e Nxënësve (Student Company Program)
Një program edukativ i integruar në shkollat e mesme në gjithë Shqipërinë, i cili ofron njohuri mbi sipërmarrjen, ekonominë dhe funksionimin e një biznesi të vërtetë.
Nxënësit formojnë biznese reale, hartojnë produkte dhe shërbime, menaxhojnë financat dhe mësojnë të punojnë në ekip. Programi përmirëson ndjeshëm aftësitë e tyre komunikuese, analitike dhe të lidershipit.
Këto suksese ndërkombëtare janë dëshmi e fuqisë së arsimit praktik dhe mentorimit të qëndrueshëm në fuqizimin e të rinjve për të qenë krijues, të zëshëm dhe inovatorë në tregun evropian.
JA Albania, në partneritet me JA Europe dhe JA Worldwide, mbetet e përkushtuar në zhvillimin e brezit të ri të sipërmarrësve shqiptarë.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto

