Shqipëria rrit varësinë nga Italia në tregtinë e jashtme. Nafta ruse zëvendësohet nga ajo turke - Business Magazine Albania

Shqipëria rrit varësinë nga Italia në tregtinë e jashtme. Nafta ruse zëvendësohet nga ajo turke

Shqipëria ka zgjeruar importet dhe eksportet gjatë katër muajve të parë të vitit, gjë e cila ka sjellë edhe një deficit rekord në tregtinë e jashtme në vlerën e 123 miliardë lekëve.

Në eksporte grupet kryesore që udhëhoqën rritjen ishin lëndët djegëse, mineralet, materialet e ndërtimit, metalet si dhe tekstilet.

Nga shifrat shihet se vendi ynë sa i përket lëndëve djegëse ka dërguar në prill, 2 miliardë lekë më shumë në Itali, ndërsa me rritje të fortë vjen Kina dhe Gjermania.

Ndërkohë tek materialet e ndërtimi rritja më e fortë ka  qenë në drejtim të Italisë, Greqisë, Kroacisë, Holandës dhe Maltës.

Për tekstilet partnerët tanë më të rëndësishëm në eksporte mbeten Italia, Spanja dhe Gjermania, ndërsa vendi gjeti edhe tregje të reja si si SHBA, Koreja e jugut, Kanada, Maroku dhe Portugalia.

Lexo edhe: Shqipëria ul varësinë energjetike nga Rusia. Gruri rus zëvendësohet nga ai serb

Sa i përket importeve, teksa vendi ka ulur në mënyrë drastike importet nga Rusia për naftë duke marrë 20 mijë ton më pak, shihet se zëvendësuesi në këtë drejtim është bërë Turqia, nga ku morëm 40 mijë ton më shumë gjatë prillit.  Ndërkohë në lojë kanë hyrë edhe vende të tjera si Izraeli dhe Algjeria për furnizimin me naftë, por edhe lëndë të tjera djegëse.

Për materialet e ndërtimit një tjetër grup që rriti ndjeshëm importet, Shqipëria mori më shumë nga Kina, Spanja dhe Turqia, ndërsa kemi ulur në nivele minimale ato që merrnim nga Ukraina.

Për importin e ushqimeve vendi ka gjetur tregje alternative si Polonia, Bullgaria dhe Franca. Me rritje të fortë në këtë grup është edhe Serbia ku për shkak të importit të lartë të grurit gjatë prillit kemi vijuar ta përkeqësojmë deficitin tregtar, nga 700 mlion lekë në 2021-in, në 1.48 miliardë lekë këtë vit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Ti jeton vetëm një herë, por nëse jeton ashtu si duhet, edhe një herë mjafton.”
— Mae Uest
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0