Shqipëria ul varësinë energjetike nga Rusia. Gruri rus zëvendësohet nga ai serb - Business Magazine Albania

Shqipëria ul varësinë energjetike nga Rusia. Gruri rus zëvendësohet nga ai serb

Edhe në muajin prill tregtia e jashtme vijoi të rritej në krahasim më një vit më parë. Eksportet u rritën 46%  në bazë vjetore, ndërsa importet me 23%. Grupet kryesore që ndikuan në rritjen e eksporteve ishin mineralet, lëndët djegëse, materialet e ndërtimi dhe tekstilet. Të njëjtat grupe rritën edhe importet në vend, por faktor kryesor janë edhe çmimet e rritura të produkteve, pasi në peshë sasia e mallrave të importuara dhe eksportuara është më e ulët ose e barabartë në krahasim me një vit më parë. 

Ajo që bie në sy është se Shqipëria ka ulur në mënyrë drastike tregtinë me Rusinë, nga 1.57 miliardë lekë mallra, në 278 milionë lekë prillin e këtij viti. Nga krahu tjetër, me Ukrainën vendi ynë ka ulur importet, por ka rritur eksportet, gati duke i dyfishuar në vlerë. Ukraina është një konsumuese e frutave dhe perimeve Made in Albania.

Një tjetër fakt që bie në sy nga shifrat e prillit është se sa i përket grurit vendi ynë ka marrë 9 mijë tonë më pak nga Rusia, por kjo është kompensuar tërësisht nga Serbia, nga ku importuam 10 mijë tonë më shumë, gjë e cila ka sjellë dhe rritjen në vlerë.

Për ushqimet vendi ynë ka rritur sasinë e importeve edhe nga vende të tjera ku në sy bie Franca, Bullgaria dhe Polonia.

Sa i përket karburanteve vendi ynë ka ulur në vlera minimale importin e naftës me Rusinë, nga 22 mijë ton që merrnin prillin e një viti më parë, në 1 mijë ton, ndërsa  po furnizohet më shumë nga shtetet si Algjeria, Izraeli, Turqia dhe ajo që bie në sy është Kolumbia, nga ku morëm 3 mijë ton më shumë lëndë djegëse në prill të këtij viti.

Lexo edhe: Shqipëria rrit me 50% eksportet. E njëjta sasi mallrash, por me çmime më të larta

Ndërkohë, sektori që po shfaqet me ecurinë më të mirë në eksporte është ai i Tekstileve. Me Italinë i kemi rritur eksportet me rreth 3 miliardë lekë, ndërsa fasonët kanë gjetur edhe tregje të reja për mallrat e tyre si SHBA, Koreja e jugut, Kanada, Maroku dhe Portugalia.

Në muajin Prill 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Prill 2021 janë: Italia Gjermania dhe Greqia. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Turqia me rritje të fortë, Greqia dhe Italia. Me vendet e BE vazhdojmë të kemi 61% të volumit të tregtisë së jashtme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0