Shqipëria promovohet për herë të parë në Japoni - Business Magazine Albania

Shqipëria promovohet për herë të parë në Japoni


Shqipëria për herë të parë është pjesëmarrëse në panairin “Jata Tourism Expo” në Japoni, ku po marrin pjesë 140 vende nga e gjithë bota.

Prezantimi i Shqipërisë në këtë panair është një tjetër mundësi e mirë për të reklamuar në tregun aziatik se çfarë ofron turizmi shqiptar. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Turizmit, në stendën e Shqipërisë në këtë panair po prezanton potencialet turistike të vendit tonë, veçanërisht ato ndaj kërkesave të turistëve të tregut japonez si kultura, historia, sitet arkeologjike, tradita dhe sportet outdoor.

Gjatë muajve të verës është konstatuar një shtim i konsiderueshëm i turistëve japonez, të cilët kanë preferuar të vizitojnë pasuritë shqiptare të trashëgimisë që bëjnë pjesë në listën e UNESCO-s.

Shqipëria në këtë panair të rëndësishëm për industrinë e turizmit, po merr pjesë së bashku me Malin e Zi dhe Serbinë, me qëllim prezantimin e paketave turistike të përbashkëta rajonale për tregun aziatik.

Në funksion të promovimit të mëtejshëm të vendit tonë si destinacion turistik gjithëvjetor, po punohet në organizmin e një udhëtimi familjarizues në muajt në vazhdim, me gazetarë dhe operatorë turistikë të cilët do të kenë mundësi të njohin nga afër Shqipërinë dhe potencialin turistik që ajo ofron.

Në bashkëpunim me JICA (Agjencia Japoneze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar) materialet promocionale që po shpërndahen për vizitorët e këtij panairi janë përgatitur në gjuhën japoneze si një mundësi e shtuar komunikimi dhe promovimi për Shqipërinë.

Burimi: fax.al 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0