Shqipëria po kthehet në destinacion kryesor të të huajve - Business Magazine Albania

Shqipëria po kthehet në destinacion kryesor të të huajve

Turizëm

Shqipëria, me bukurinë e saj natyrore dhe trashëgiminë kulturore të pasur, po shndërrohet me shpejtësi në një nga destinacionet më të kërkuara për turistët e huaj.

Vizitorët shpesh mbeten të impresionuar nga gatishmëria e shqiptarëve për të ndihmuar dhe për të ndarë kulturën e tyre. Gastronomia shqiptare është gjithashtu një pikë e fortë, me kuzhinën e saj të shijshme, që përfshin ndikime nga Mesdheu dhe Ballkani.  Erjan Guxha, njihet për pasionin për udhëtimet dhe një dashuri të pakufishme për natyrën dhe kulturën shqiptare. Eksperienca e tij ka bërë që ai të jetë një udhërrëfyes i çmuar për shumë vizitorë vendas dhe të huaj.

 

Erjan Guxha

 

Ju jeni guidë dhe e prezantoni Shqipërinë tek të tjerët. Çfarë mendojnë ata për vendin tonë?

Shqipëria është një oaz bukurie, ku mund të gjesh gjithçka që dëshiron, nga siguria dhe deri te ushqimi i mirë. Është e habitshme se si njerëzit janë të gjithë të një mendimi që vendi ynë është shumë i sigurt dhe që njerëzit këtu janë të gjithë të gatshëm të të ndihmojnë nëse ke nevojë. Përpos kësaj, është një marrëdhënie që ndërtohet me besimin. Shqiptarët janë njerëz që e vlerësojnë besimin dhe e japin atë te të tjerët.

Kam mbetur i mahnitur se si të huajt e vlerësojnë vendin tonë për këto elemente, pasi shpesh shihet me skepticizëm nga të tjerë. Një pikë tjetër e fortë e jona që të huajt e shohin dhe që unë, nëpërmjet guidave të mia, përpiqem që të kuptoj është kulinaria. Ata janë të gëzuar që në vendin tonë gjejnë një shumëllojshmëri produktesh të cilat janë të ndryshme nga njëra zonë në tjetrën. Shqipëria po vazhdon promovimin e saj të gjerë edhe këtë vit si një destinacion turistik. Agjencitë e huaja kanë konfirmuar se që në shkurt kanë shitur 60% të paketave turistike për Shqipërinë, falë kontratave me garanci. Golemi dhe Durrësi do të vazhdojnë të kryesojnë turizmin e organizuar, ndërsa edhe pesha e Vlorës është rritur këtë vit. Saranda ka zgjedhur të fokusohet te rezervimet online, në përpjekje për të shitur me çmime më të larta, sesa ato të kontratave me garanci, dhe kjo strategji po funksionon, pasi 50-70% e kapacitetit është rezervuar. 

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0