Shqipëria është sugjeruar nga gazeta britanike ”Metro” si vend që duhet vizituar në vitin e ardhshëm. Kryeministri ka shpërndarë shkrimin në shenjë vlerësimi në Facebook ku bashkangjitur shkruan se Shqipëria është pjesë e guidës së britanikëve. Rama ka publikuar edhe shifrat ku nga janari deri në nëntor të këtij viti, vendi ynë ka mirëpritur 157 mijë vizitorë, 93% më shumë se një vit më parë.
“Edhe gazeta britanike Metro, këtë fundvit rendit sugjerimet për vendet që duhen vizituar në vitin 2023, ku natyrisht Shqipëria është pjesë e guidës së rekomanduar. Nga janari deri në nëntor të këtij viti 157 mijë vizitorë anglezë mikpritëm në Shqipëri, 93% më shumë se një vit më parë ku mes tyre ka edhe bashkëatdhetarë me pasaportë britanike, po ku janë shtuar masivisht turistët britanikë”, shkruan Rama.
Gazeta përmend se në Shqipëri mund të gjenden plazhe me ujëra të kristalta si ato të Maldiveve, ndërsa vë në dukje çmimet ekonomike të përballueshme.
“Njihuni me destinacionin e vitit 2023. Brigjet e tij me ngjyrë karamel dhe ujërat e tyre që imitojnë Maldivet, përballueshmëria e këtij vendi jo të Eurozonës mund të jetë e parezistueshme pas faturave të frikshme të dimrit të energjisë. Në prill, për shembull, fluturimet e kthimit Londër-Tiranë kushtojnë nga 64 £, nëpërmjet Easy Jet, taksitë për në Durrës fillojnë nga 15 £ dhe në bregdetin e resortit bregdetar, hoteli i mirënjohur Cosmo, kushton vetëm 57 £ në natë. Kjo do të thotë se fundjavat mund të vijnë nën 200 pp, duke përfshirë kostot e tjera të mundshme. Për udhëtime më të gjata e më të specializuara, rezervoni duke parë Regent-Holidays”, shkruhet në artikull.
Shqipëria po kthehet në një destinacion të preferuar për turistët e huaj ku shikohet se edhe mediat ndërkombëtare po i kushtojnë artikuj truizmit në vendin tonë.metro
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.