Shqipëria, për herë të parë në një treg global të produkteve të freskëta - Business Magazine Albania

Shqipëria, për herë të parë në një treg global të produkteve të freskëta

Doni Fruits Albania, kompani lider shqiptare në sektorin e kultivimit, distribuimit dhe eksportit të produkteve të freskëta, merr pjesë si eksportues online në një nga panairet më të mëdha, “IFEMA Madrid 2020” – “Fruit Attraction 2020”. Kjo është ngjarja kryesore në botë për tregtinë globale të produkteve të freskëta.

Panairi “Fruit Attraction”, i cili çdo vit mbledh mesatarisht 2,000 ekspozues dhe 95,000 vizitorë nga 160 vendet e botës, këtë vit do të mbahet më ndryshe nga vitet e kaluara për arsye të Covid-19.  Panairi do të mbahet online dhe do të quhet Fruit Attraction LIVEConect, ku do të mblidhen kompani nga e gjithë bota që veprojnë në sektorin e agrobiznesit si dhe eksport-importit të produkteve të freskëta”.

Fruit Attraction LIVEConnect është një platformë teknologjike dhe sistem i inteligjencës artificiale që është në gjendje të gjenerojë mijëra impakte dhe të rrisë ndërgjegjësimin e markës për kompanitë dhe produktet e tyre midis mijëra blerësve, shpërndarësve dhe tregëtarëve nga 160 vende, duke e përfshirë dhe kompaninë Doni Fruits Albania.

Produktet e Doni Fruits janë të çertifikuara me standarde ndërkombëtare nga programi i mirënjohur për sigurinë e prodhimeve bujqësore të freskëta, Global G.A.P, standard ky i cili rrit besueshmërinë dhe sigurinë për klientët dhe konsumatorët e Doni Fruits.

Kjo është hera e parë që një kompani shqiptare merr pjesë në një panair të përmasave të tilla.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0