Shqipëria në sytë e botës në vetëm një foto

Shqipëria në sytë e botës në vetëm një foto


Kjo është foto që ka përzgjedhur agjencia Reuters për Shqipërinë, në rubrikën: “Një shtet, një foto, një vit”(One country, one picture, one year).

Kjo rubrikë përfshin foton më të veçantë për çdo vend të botës.

Një foto kjo e realizuar nga Florion Goga, gjatë seancës parlamentare të datës 12 Prill 2018, e cila u zbardh me miell si replikë e opozitës kundër kryeministrit të vendit.

ALBANIA: Members of the opposition throw flour at Prime Minister Edi Rama during a parliamentary session in Tirana, Albania April 12, 2018. REUTERS/Florion Goga

Shqipëri: Anëtarët e opozitës i hedhin miell Kryeministrit Edi Rama gjatë një seance parlamentare në Tiranë, Shqipëri, 12 Prill 2018. Foto nga Florion Goga.

Kliko këtu për të parë të gjitha fotot nga vende të ndryshme të botës: Reuters.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0