Shqipëria, ndër vendet me çmimet e ushqimeve relativisht të ulëta - Business Magazine Albania

Shqipëria, ndër vendet me çmimet e ushqimeve relativisht të ulëta


Shporta bazë e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Shqipëri mund të sigurohet me rreth 68 euro. Turqia ka realizuar një indeks për çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike ku në analizë janë marrë 37 shtete, mes tyre 28 vendet e BE-së, tre vende të EFTA-së (Shoqata e Tregtisë së Lirë me Europën) përkatësisht Zvicra, Islanda dhe Norvegjia, si dhe pesë shtete që kanë marrë statusin e vendit kandidat me BE-në (Turqia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria) dhe Bosnja si vend potencial për t’u anëtarësuar.

Sipas këtij studimi, Zvicra rezulton të ketë indeksin më të lartë të nivelit të çmimeve prej 173 euro, ndërsa Maqedonia është vendi me indeksin më të ulët 58 euro.

Në Shqipëri ky indeks llogaritet në 68 euro, në Turqi kushton 90 euro dhe në Bashkimin Europian 100 euro.
Indeksi i nivelit të çmimeve tregon fuqinë blerëse në përputhje me kursin real të këmbimit valutor në krahasim me vlerën e monedhave të vendeve ku është bërë studimi.

Vendi me indeks të lartë llogaritet si vend me çmime të shtrenjta të shportës bazë të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike ( më i lartë se 100), ndërsa ai me indeks të ulët me çmime me të lira ( më i ulët se 100).

Indeksi i çmimeve nuk është e llogaritura vetëm për Produktin e Brendshëm Bruto në përgjithësi, por edhe dhe për nën-grupet. Një nga këto nëngrupe kryesore është ushqim, pijet joalkoolike dhe duhanit.

Shqipëri-çmime-Ushqime-Businessmag

/gazetadita.al

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0