Shqipëria mes 10 vendeve me tarifat më të larta në telekomunikacion

Shqipëria mes 10 vendeve me tarifat më të larta në telekomunikacion



Tregu i telefonisë celulare në vend cilësohet me strukturë oligopoli ndërkohë që vendi ynë është në vendin e 9 mes 37 vendeve për tarifat e larta. Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit nënvizon problematikat që shfaqen në këtë treg duke vënë përpara përgjegjësisë në këtë rast Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Sipas KLSH lidhur me  tarifat mesatare në vendet e BE dhe BEREC variojnë nga 0,77 eurocent/min, që është mesatarja e thjeshtë aritmetike në 28 vendet anëtare të BE (EU Avg (S)) deri në 0,88 eurocent/min që është mesatarja e thjeshtë aritmetike e 37 vendeve të BEREC (Average S).

Lexo: ALBtelecom fiton çmimin “Best Telco Cloud Partnership” mes emrave botërorë të telekomunikacionit

“Tarifa e terminimit në Shqipëri është 0,98 eurocent/min, më e lartë se mesatarja e thjeshtë në vendet e BE dhe se tre mesataret e tjera të përllogarituar nga BEREC. Shqipëria është vendi i 9-të me tarifat më të larta nga 37 vendet e BEREC” vlerëson KLSH.

Tek konstatimet raporti vlerëson se “tregu i telefonisë celulare ka përqendrim të lartë, duke reflektuar një strukturë oligopoli dhe kjo për shkak të rritjes gjithnjë e më shumë në treg të sipërmarrësit me pjesën më të madhe të tregut”.

Nga ana tjetër, ky institucion sjell në vëmendje daljen e operatorit Plus Communication nga tregu që ka bërë që të rritet përqendrimi. “Përveç tarifave në dukje të larta, një problematikë tjetër është edhe niveli i ulët i konkurueshmërisë së tregut të telefonisë celulare. Dalja nga tregu e operatorit Plus Communication e ka ndryshuar strukturën e tregut nga 4 në 3 operatorë, duke vijuar trendin rritës të indeksit të përqendrimit” thuhet në raport.

Përqendrimi i lartë duket se ka ndikuar negativisht tek konkurrenca në treg, duke bërë që të ketë mungesë efektive të saj.

Lidhur me këtë situatë KLSH ka vlerësuar se Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare për periudhën nën auditim 2017-2018 nuk ka përmbushur me efektivitet mbikëqyrjen e tregut të telefonisë celulare kah ruajtjes së konkurrencës së lirë dhe të ndershme në tregun e telefonisë celulare.

Sa i takon teknologjisë 5G, raporti vlerëson se AKEP dhe qeveria në tërësi nuk kanë kryer një analizë paraprake, lidhur me pasojat dhe efektet që do të sjellë implementimi i teknologjisë 5G në vendin tonë. “Përfitimet ekonomiko-sociale duhet të ecin krah për krah me ato të Sigurisë Kombëtare.

Lexo: Ekzekutivët Europianë të Telekomunikacionit i bëjnë thirrje BE-së të përqëndrohet tek shërbimet e reja dixhitale

Implementimi i teknologjisë së gjeneratës së 5-të (5G) në Shqipëri mbart me vete një risk të lartë të thyerjes së sigurisë së informacionit dhe kërkon domosdoshmërisht të kryhet duke u bazuar në një plan-veprimi kombëtar, të detajuar qartë dhe gjithëpërfshirës, me qëllim mbrojtjen e padiskutueshme nga aksesi i paautorizuar, tjetërsimi, keqpërdorimi apo mos-disponueshmëria, e një aseti të çmuar për konsumatorin shqiptar, siç është informacioni” vlerëson KLSH.

Burimi: Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0