Shqipëria me popullsinë e katërt më të re në Europë, e para qëndron Kosova - Business Magazine Albania

Shqipëria me popullsinë e katërt më të re në Europë, e para qëndron Kosova

kosto e jeteses

Ndonëse po plaket, Shqipëria vijon të jetë një nga popullsitë me moshë më të re në Europë.

Sipas Eurostat mosha mediane (që ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta, një me moshat nën moshën mediane dhe tjetra mbi moshën mediane) ishte 37.6 vjeç në vitin 2021, nga 35.2 vjeç vitin e mëparshëm. Mosha mediane e Shqipërisë është shumë më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian prej 44.1 vjeç. Shqipëria ka popullsinë e katërt më e re në Europë, pas Kosovës (30.5 vjeç- viti 2020), Turqisë (32.8) dhe Islandës (36.7).

Në rajon, popullsia me moshën më të vjetër është në Serbi (44 vjeç), ndërsa dhe shtetet e tjera si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut po i afrohen kufirit të 40 vjeç. Sipas Eurostat, në vitin 2021, mosha mesatare e BE-së ishte 44.1 vjeç, nga 43.9 në 2020. Në Europë, shteti më i plakur është Italia (47.6), i ndjekur nga Gjermania (45.9), Portugalia (45.8), Greqia (45.5), Bullgaria (45), Spanja (44.7).

Lexo edhe: “Tkurret” popullsia në vend. Fenomeni i emigrimit nuk ka të ndalur

Mosha mediane e popullsisë në vendin tonë po rritet me ritme te shpejta nga viti në vit duke sinjalizuar plakjen e popullsisë. Përgjatë një viti mosha e mediane për të dy gjinitë gati u rrit me një vit, ndërsa në 10 vitet e fundit për gratë u rrit me 4.6 vite dhe për burrat me 5.5 vite.

Mosha mediane për popullsinë gjithsej arriti në 38.2 vite me një janar 2022, në raport me 37.6 vite më 2021. Në gjithë dekadën e fundit, popullsia e vendit u moshua me 5 vite.

Për shkak se jetojnë më gjatë, mosha mediane e grave në Shqipëri është më e lartë se burrave.

Në vitin 2022, mosha mediane e grave shqiptare arriti 39,1 vjet (mosha mediane nënkupton që 50% të grave janë nën këtë moshë dhe 50% mbi këtë moshë), duke u rritur me gati 11 muaj për një vit raportoi INSTAT. Ndërsa mosha mediane e burrave arriti në 37,3 vjet ose 2.3 vite më e ulët se grave. Mosha e mediane e meshkujve në Shqipëri si kudo në botë është më e ulët se e femrave për shkak se kanë jetëgjatësi më të ulët se paku më 5 vite.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0