Shqipëria me ligj për sigurinë online në portale - Business Magazine Albania

Shqipëria me ligj për sigurinë online në portale


Shqipëria do të ketë tashmë një ligj për sigurinë online dhe menaxhimin e ‘tregut’ kaotik të portaleve online që janë krijuar me shumicë vitet e fundit në vendin tonë.

Shtimi i ankesave të qytetarëve për fyerjet dhe piraterinë online dhe shtimi i portaleve kanë bërë që qeveria shqiptare të përgatisë një ligj për rregullimin e kësaj veprimtarie.

Me ligjin e ri, një portal online do të quhet një biznes online, për të cilin do të aplikohen të njëjtat masa sigurie si me kartën e kreditit.

Ligji ka për qëllim të ndëshkojë shpifjet, mashtrimet, fyerjet, piraterinë dhe vjedhjen online.

Lajmin e njoftoi një ditë më parë gjatë një interviste për ‘Top-Channel’, ministrja e Inovacionit Milena Harito.
‘Çdo person që ndihet i fyer për arsye raciste, ksenofobie, pornografie kundrejt fëmijëve të mund, të raportohen nga personat në çdo portal’, tha Harito.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0