Shqipëria kryeson varfërinë energjetike në Europë, 33.8% jetojnë në shtëpi të ftohta - Business Magazine Albania

Shqipëria kryeson varfërinë energjetike në Europë, 33.8% jetojnë në shtëpi të ftohta

Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të popullsisë që nuk mund të ngrohë shtëpitë e tyre, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat. Ndërsa 33.8% e shqiptarëve përballen me varfëri energjetike, problemi prek miliona qytetarë që përjetojnë dimër të ftohtë pa mundësi të sigurojnë ngrohje të mjaftueshme.

Varfëria energjetike ndodh kur një familje duhet të reduktojë konsumimin e energjisë deri në një nivel që ndikon negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e banorëve. Shkaktarët kryesorë janë të ardhurat e ulëta, çmimet e larta të energjisë dhe performanca e dobët energjetike e ndërtesave dhe pajisjeve.

Ndërsa Shqipëria renditet në krye të listës së Europës, vende të tjera të Ballkanit, si Maqedonia e Veriut (30.7%), gjithashtu përballen me shkallë të larta të varfërisë energjetike. Për krahasim, në vende të BE-së si Finlanda vetëm 2.7% e banorëve kanë vështirësi në ngrohje, ndërsa në Bullgari dhe Greqi ky përqindje arrin 19%.

Për qytetarët shqiptarë, kjo do të thotë jo vetëm dimër të ftohtë, por edhe rreziqe serioze për shëndetin: nga sëmundjet e frymëmarrjes tek goditjet në tru dhe aksidentet që lidhen me uljen e aftësive motorike.

Lexo edhe: Çfarë sjell “Marrëveshja e Paqes Fiskale” dhe pse po ngjall reagime nga komuniteti i biznesit/ Deklaratë nga AmCham!

Sipas Komisionit Europian, situata është përkeqësuar nga kriza energjetike globale, rritja e çmimeve dhe pasojat e luftës në Ukrainë. Megjithatë, ulja e çmimeve të energjisë, masat e efikasitetit energjetik dhe ndërgjegjësimi mbi varfërinë energjetike mund të ndihmojnë në përmirësimin e situatës.

Në këtë kuadër, Shqipëria përballet me sfidën urgjente të rritjes së efikasitetit energjetik dhe sigurimit të ngrohjes për të gjithë qytetarët, duke bërë të qartë se dimri i ftohtë nuk duhet të jetë luks, por një të drejtë e garantuar sociale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0