Shqipëria kryeson listën për rritjen e fluksit të fluturimeve - Business Magazine Albania

Shqipëria kryeson listën për rritjen e fluksit të fluturimeve

Shqipëria kryeson listën për rritjen e fluksit të fluturimeve

Shqipëria ka bërë një rritje me 80% të fluksit të fluturimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-ës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook grafikun e shteteve në rrjetin e Eurocontrol, ku shihet se Shqipëria kryeson listën e vendeve për rritjen e numrit të fluturimeve nga periudha 9-15 gusht të 2023, krahasuar me të njëjtën javë të 2019-ës.

Sipas kreut të qeverisë, këto shifra priten të rriten me hapjen e Aeroportit të ri ndërkombëtar të Vlorës.

Mund të jetë një grafik i teksti që thotë "States in the EUROCONTROL Network Compared the equivalent week in 2019 Dep/Arr flights for week 09-15 Aug 2023 ECACNorth-East ECACNorth-West ECACSouth-East ECACSouth-West Albania Armenia Herzegovina 8% Portugal Montenegro +3% Luxembourg Ireland North Macedonia Croatia Romania Switzerland United 18% +100% +75% +50% +25% +0% -25% -50% -75% -100% EUROCONTROL 6"

 

“Ja dhe Shqipëria Turistike e para në Europë për rritjen e fluksit të fluturimeve, e pa hapur ende Aeroportin e ri Ndërkombëtar të Vlorës. Kthesa e madhe ka kohë që ka nisur, po ky është viti fantastik i shfaqjes së saj në sytë e të gjithëve, si fakt i pamohueshëm i përpjekjes së gjithanshme të gjithë këtyre viteve, duke u nisur nga vrima e fundit e kavallit”, shkruan Rama.

clubfm

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0