Sipas raportit, Ballkani ka një linjë hekurudhore 25 kV, njësoj si disa vende të Europës Qendrore.
Gjatë 20 viteve të fundit, ka pasur një zhvillim të shpejtë të sektorit hekurudhor, por Shqipëria ende ka një sistem të dobët hekurudhor.
Ndërkohë, duket sikur qeveria shqiptare ka vendosur të rehabilitojë këtë sektor. Pak kohë më parë, Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje huaje me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për të financuar projektin për rehabilitimin e linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës. Kostoja totale e projektit vlerësohet të jetë 90.45 milionë euro. Është vlerësuar gjithashtu se numri i udhëtarëve që do të përdorin këtë linjë do të jetë 1.4 milionë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto