Deklarata e kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Shqipërisë se vendi ynë do të dërgojë dy satelitë në hapësirë ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik.
Qeveria shqiptare ka nënshkruar me Turqinë një marrëveshje për të blerë disa dronë pa pilot, të cilët do të monitorojnë territorin e vendit, ndërsa disa prej tyre janë tashmë aktivë.
Për ta zgjeruar edhe më tej luftën kundër krimit të organizuar, mbjelljes së paligjshme të hashashit dhe monitorimin e plotë të territorit në vend, kryeministri u shpreh se satelitët do të jenë “arma e radhës” për të arritur këtë objektiv.
Pohimi i tij ka shkaktuar ilaritet në sallën e Kuvendit, pasi dërgimi i satelitëve në hapësirë është dicka që krahas burimeve monetare kërkon edhe shumë kapacitete të zhvilluara njerëzore. Vendet më të zhvilluara të globit kanë hasur në vështirësitë e tyre për të arritur këtë objektiv, ndërsa në rajonin e Ballkanit Perëndimor asnjë shtet nuk e diskuton këtë. Shqipëria mund të jetë e para, që hapë dhe një garë të re hapësinore në rajon.
Cilat janë shtetet me satelitë në hapësirë?
10 vendet kryesore që po dominojnë industrinë satelitore janë SHBA, Kina, Rusia, Britania e Madhe, Japonia, India, Agjencia Evropiane e Hapësirës, Kanadaja, Gjermania dhe Luksemburgu. Përllogariten rreth 7941 satelitë, pjesa më e madhe e të cilëve i përkasin SHBA. Turqia është një nga 30 vendet që zotëron satelitë. Gjashtë prej tyre janë aktivë, tre satelitë komunikimi dhe tre satelitë vëzhgimi.
Tre të katërtat e satelitëve rrotullohen në orbitë të ulët mes 500 dhe 2000 km lartësi dhe përdoren kryesisht për sistemet e telekomunikacionit, imazhet tokësore ose meteorologjinë.
Më 15 shkurt të vitit të kaluar India theu rekord duke dërguar në hapësirë 104 satelitë përnjëherë. 38% e satelitëve i kushtohen vëzhgimit të Tokës (klimës, reshjeve apo vëzhgimit). 37% e shërbimeve të komunikimit dhe pjesa tjetër për qëllime shkencore, mbrojtje apo teknologjike.
27% e satelitëve lëvizin në orbitë gjeostacionare në një lartësi deri në 36 mijë kilometra që përdoret veçanërisht për shërbimet e komunikimit, që mbeten gjithmonë në të njëjtën pikë dhe orbita e mesme mes 2000 dhe 36 000 km, që përdoret për satelitët e navigimit, siç janë GPS.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto