Shqipëria i bashkohet nismës globale të Microsoft për Inteligjencën Artificiale - Business Magazine Albania

Shqipëria i bashkohet nismës globale të Microsoft për Inteligjencën Artificiale

Nisma Kombëtare për Aftësim në Fushën e Inteligjencës Artificiale (AI NSI) shpall me krenari nisjen e AI Fest 2025, eventi më i madh për inteligjencën artificiale në rajon. Festivali do të zgjasë nga 8 prilli deri më 5 qershor 2025, me aktivitetet në Shqipëri që do të zhvillohen në Tulla Center, Tiranë. Ky festival 50-ditor shënon 50-vjetorin e Microsoft dhe përfshin:

16 webinare falas që mbulojnë 9 tema të ndryshme, të dedikuara për profesionistët e IT-së, përdoruesit e biznesit dhe entuziastët e AI-së.

Një tentativë për të vendosur një REKORD BOTËROR GUINNESS™ për numrin më të madh të pjesëmarrësve në sesione online për AI brenda 24 orëve.

Panele frymëzuese, sesione trajnimi, prova certifikimi, dhe shumë të tjera, të hapura për të gjithë.

AI Fest 2025 është pjesë e një nisme globale për aftësim në fushën e AI-së, e iniciuar nga Microsoft në bashkëpunim me organizata si Semos Education, me qëllim rritjen e njohurive dhe aftësive në AI në mbarë botën. Në Shqipëri dhe rajon, kjo nismë organizohet nga Semos Education – partneri zyrtar i Microsoft për trajnime të drejtuara nga instruktorë të licencuar.

Me krenari njoftojmë se Raiffeisen Bank është Partneri Platinum i kësaj nisme në Shqipëri, duke mbështetur inovacionin dhe arsimin digjital në fushën e AI-së.

Ceremonia zyrtare e hapjes së festivalit do të zhvillohet më 8 prill 2025, në orën 09:50 CET, në Tulla Center, Tiranë, e ndjekur nga sesionet dhe webinaret e para live.

Semos Education, qendra lider për trajnime në fushën e IT në Shqipëri dhe Ballkan, vazhdon të vendosë standarde të reja në edukimin digjital dhe të kontribuojë në transformimin digjital të shoqërisë. Me AI Fest 2025, Semos rikonfirmon angazhimin e saj për zhvillimin e aftësive në AI, duke përgatitur individët dhe bizneset për të ardhmen.

Axhendën e plotë e gjeni këtu 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0