Shqipëria hap GEW 2025, fokus tek inovacioni, AI dhe mbështetja për talentet e reja - Business Magazine Albania

Shqipëria hap GEW 2025, fokus tek inovacioni, AI dhe mbështetja për talentet e reja

Nga 17 nëntori, Shqipëria i bashkohet edhe një herë hartës botërore të inovacionit dhe ideve të guximshme me edicionin e tretë të Global Entrepreneurship Week Albania (GEW), një javë që sjell për shtatë ditë energji, vizion dhe mundësi për gjithë komunitetin sipërmarrës shqiptar. Nën organizimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Agjencia Startup Albania, GEW Albania synon të ndërtojë ura të reja bashkëpunimi dhe të forcojë themelet e sipërmarrjes moderne në vend.Këtë vit,”Java e Sipërmarrjes” fokusohet mbi katër shtylla kryesore që përcaktojnë zhvillimin e qëndrueshëm të çdo ekosistemi ekonomik: politikat, ekosistemi, përfshirja dhe edukimi. Në të gjitha aktivitetet, ato shfaqen si busulla që drejton iniciativat e reja, partneritetet dhe vizionin e përbashkët.

Politikat 
Në frymën e angazhimeve të shprehura ndër vite, theksohet rëndësia e një mjedisi të qëndrueshëm ekonomik ku inovacioni të mos shihet si rrezik, por si mundësi. Përmes granteve, skemave mbështetëse dhe qasjeve të reja në financim, synohet që idetë e reja të mos ngecin më në fazën e konceptit, por të kthehen në biznese të vërteta me ndikim.

Ekosistemi dhe forcimi i rrjetit që mban sipërmarrjen gjallë
”Java e Sipërmarrjes” është mbi të gjitha një platformë bashkimi: startup-e, universitete, inkubatorë, investitorë, kompani të mëdha dhe partnerë ndërkombëtarë. Qëllimi është të thellohet bashkëpunimi, të krijohen sinergji të reja dhe të diversifikohen format e financimit dhe mbështetjes.

Lexo edhe: EU4GreenGen /Gonzato: Tranzicioni i gjelbër, prioritet për integrimin e Shqipërisë

Përfshirja
Një nga temat qendrore të javës është përfshirja e grupeve që shpesh mbeten si periferike si p.sh: të rinjte, grate sipërmarrëse, sipërmarrës të komuniteteve vulnerabël dhe profesionistë të rinj që kërkojnë të hyjnë në botën e biznesit.
Diskutimet dhe aktivitetet e dedikuara për ta synojnë të krijojnë modele frymëzuese, të ulin barrierat strukturore dhe të rrisin qasjen në rrjete, financim dhe mundësi zhvillimi.

Edukimi si themeli i sipërmarrësve të së nesërmes
Edukimi sipërmarrës nuk është më një koncept, por një investim i domosdoshëm për të ardhmen ekonomike të Shqipërisë. Programet e aftësimit, sesionet me ekspertë, trajnimet me partnerë akademikë dhe mentorimet individuale e kthejnë javën në një shkollë intensive të inovacionit.
Studentët, talentet e rinj dhe ata që hezitojnë të hedhin hapin e parë në biznes, gjejnë këtu mjetet që u duhen: njohuri, përvojë reale dhe një komunitet që i mbështet.

Global Entrepreneurship Week Albania është më shumë se një seri eventesh. Është një lëvizje që synon të ndryshojë kulturën e të bërit biznes në Shqipëri, të nxisë kurajën për të provuar, të shpërblejë kreativitetin dhe të krijojë një ekonomi të bazuar në talent dhe ide.
Për shtatë ditë, Shqipëria do të jetë skena ku prezantohen histori suksesi, ide të reja, projekte inovative dhe bashkëpunime që do të ndikojnë në ekonominë e viteve të ardhshme. Për sipërmarrësit me përvojë, për ata që sapo nisin udhëtimin dhe për të gjithë ata që kërkojnë një shans për të ndryshuar drejtimin profesional, GEW Albania 2025 ofron pikërisht atë që duhet: njohuri, mbështetje dhe mundësi reale.

Shiko programin e plotë këtu 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0