Z. Niko Lera, prezantoi para anëtarëve të komisionit marrëveshjen, e cila synon të nxisë investimet reciproke mes dy vendeve. Ai u shpreh se kjo marrëveshje konsiderohet si pararendëse e investimeve të dy vendeve dhe nëpërmjet eliminimit të dyfishtë apo ndarjes së të drejtës së taksimit për të ardhurat dhe kapitalin të krijohen garancitë e nevojshme, për investitorët potencialë.
Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite, krijon një bazë të plotë ligjore për trajtimin tatimor të individëve apo personave juridikë shqiptarë apo sauditë, të cilët kanë aktivitete biznesi apo të ardhura të tjera, që janë objekt i legjislacioneve tatimore të të dy shteteve.
Lexo: Një marrëveshje e re me Shell, që rrit përfitimet e Shqipërisë
Kjo marrëveshje trajton pikërisht faktin se si do të shmanget tatimi i dyfishtë, duke i dhënë të drejtën për tatimin e të ardhurave të caktuara vetëm njërit shtet, apo duke e ndarë këtë të drejtë midis të dy shteteve, por pa e rënduar subjektin me tatim të dyfishtë. Marrëveshja gjithashtu, ka dispozita në bazë të të cilave shtetet kontraktuese shkëmbejnë informacione dhe bashkëpunojnë për parandalimin e evazionit fiskal për subjektet që kanë aktivitet në të dy vendet.Deri më tani Shqipëria ka lidhur rreth 45 marrëveshje të tilla.
Duke patur aktivitet në të dy shtetet apo duke qenë rezident i njerit shtet që siguron të ardhura në shtetin tjetër, individi apo personi juridik mund të rëndohet me tatim të dyfishtë gjë që mund të krijojë premisa për shmangie të tatimit dhe evazion fiskal.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.