Shqipëri – Maqedoni, bashkëpunim për të rritur investimet e huaja - Business Magazine Albania

Shqipëri – Maqedoni, bashkëpunim për të rritur investimet e huaja


Në kuadër të krijimit të zonës ekonomike rajonale, të dy vendet po shohin më nga afër mundësitë për të nxitur investimet e huaja direkte, por edhe ato të bërit biznes.

Nga data 2-4 Gusht 2017 në Tiranë do të mbërrijë për herë të parë për një vizitë ekonomike zyrtare Ministri për Investimet e Huaja në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Z. Ramiz Merko, i cili do të zhvillojë takime me Presidentin e Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Ilir Meta, me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Z. Erion Veliaj, me përfaqësues të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë si dhe me disa nga sipërmarrësit më të suksesshëm Shqiptarë.

Gjatë qëndrimit tre ditor në Shqipëri, Ministri Merko do të shoqërohet nga stafi i tij i ngushtë, Zëvendësdrejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industrale Z. Asip Useini, edhe nga Drejtuesi i Zyrës Ndërkombëtare “FM Consulting” Z. Fatos Mustafa.

Për Z. Mustafa kjo vizitë e rëndësishme që zhvillohet në kuadër të krijimit të një zone të përbashkët ekonomike rajonale, të mbështetur nga Samiti i Triestes që u mbajt në korrik të këtij viti do të shërbejë si një mundësi për qeverinë dhe biznesin shqiptar për t’u njohur me modelin e ri të Maqedonisë të të bërit biznes, si dhe me politikat lehtësuese që zbaton qeveria në kuadër të përmirësimit të klimës së biznesit.

Janë parashikuar të zhvillohen takime me Presidentin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës Z. Nikolin Jaka, me Presidentin e Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar Z. Agim Rrapaj, me Presidentin e Agna Group Z. Vasil Naçi, me Presidentin e Mare Adriatik Z. Mark Babani, me Z. Maksim Caslli, Drejtues i Deloitte Albania & Kosovo, me Presidentin e Aiba Kompani Z. Agron Duka, me Presidentin e Green Farm Z. Ferdinant Bani, dhe të tjerë.

Drejtuesi i Zyrës Ndërkombëtare “FM Consulting” Z. Fatos Mustafa tha se kjo është një vizitë shumë e rëndësishme pasi Ministri për Investimet e Huaja në Qeverinë e Maqedonisë Z. Ramiz Merko do të prezantojë modelin e ri të tërheqjes së investimeve të qeverisë ku ai bën pjesë, pjesë e së cilave janë edhe subvencionet që ofrohen për biznesin që investojnë në Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale, por edhe jashtë tyre. Qeveria Maqedonisë, në këto zona ofron një sërë lehtësish që përfshijnë edhe çlirime nga barra fiskale për një periudhë prej rreth 10 vitesh.

Për Shqipërinë, këto zona mund të shihen si modele suksesi që mund të zbatohen dhe të krijojnë kushte për rritjen e konkurrencës së biznesit. “Jemi dy vende që duhet të shohim mundësitë për të bashkëpunuar, për të qenë sa më plotësues të njëri – tjetrit pasi vetëm kështu mund të integrohemi në tregje më të mëdha”, tha Z. Mustafa.

Për Zyrën Ndërkombëtare “FM Consulting” këto takime mes përfaqësuesve të dy qeverive, por edhe të biznesit janë shembulli më i mirë sesi Maqedonia dhe Shqipëria duhet të rrisin më tej bashkëpunimin për të forcuar pozitat e tyre, si dhe për të garantuar më shumë konkurrueshmëri dhe një klimë sa më të favorshme për sipërmarrjen në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si industria, turizmi etj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0