Shqipëri-Mali i Zi, promovohen paketat dimërore turistike - Business Magazine Albania

Shqipëri-Mali i Zi, promovohen paketat dimërore turistike


Liqeni i Shkodrës, lumi e Bunës dhe gjithë trashëgimitë natyrore, kulturore e zonës pritet të përfshihet në një paketë të përbashkët turistike të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Përfqaqësues të turizmit malazes kanë prezantuar në Tiranë, paketat e turizmit dimëror në Mal të Zi. Gjatë takimit, Ministri ynë i turizmit Blendi Klosi tha se të dy qeveritë do të punojnë për të kthyer kufijtë jo në ura ndarëse, por si pika bashkimi mes dy vendeve.

Sipas Klosit,“oferta turistike e Shqipërisë dhe Malit të Zi, do të jetë e rakorduar dhe do të ketë një dakordërsi 100% ndërmjet institucioneve shtetërore dhe komunitetit të biznesit”. Numri i atyre që kanë hyrë nga kufiri i Malit të Zi është 360 mijë”.

Lexo: Ulja e TVSH-së në turizëm, nxitës i investimeve dhe krijues i vendeve të reja të punës

Ambasadori i Malit të Zi në Shqipëri tha se numri i shqiptarëve që vizitojnë këtë vend rritet nga viti në vit dhe kjo është si rezultat i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve. Ai tha gjithashtu se po diskutohen edhe projekte të tjera të përbashkëta për zhvillimin turistik.

Qazim Hoxhiq tha se “Në 2018 patëm një rritje të shqiptarëve që bëjnë pushimet në Malin e Zi. Por, edhe anasjelltas. Dy vitet e fundit shumë shtetas të Malit të Zi, pushimet verore i kalojnë në Shqipëri”.

Për vitin e kaluar, në total numri i turistëve të huaj në Shqipëri u rrit 16%.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0