Shkencëtarët kanë krijuar një bateri me bazë xheli, e cila është e aftë të konvertojë nxehtësinë e trupit në energji elektrike. Kjo do të thotë se teknologjia që mund të vishet, si për shembull: ‘orat inteligjente’ apo monitoruesit e fitnesit, mund të karikohen kur janë në dorën tuaj duke vendosur xhel në shirita.
Teknologjia punon duke vendosur dy palë të ndryshme pllakash të vogla, metalike në të dyja anët e një plastike si xhel që përçon rrymë elektrike. Këto krijojnë qeliza të vogla elektrike që mund të lidhen së bashku në formën e një fushe loje, e cila mund të vendoset mbi lëkurë si një fashë. Nga prototipi i tyre, i cili ishtë i vendosur në lëkurë hulumtuesit ishin në gjendje të gjeneronin një volt. Një bateri iPhone-i kërkon 5V për t’u karikuar.
burimi: acp.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto