Në konkursi aplikuan 49 të rinj dhe Komisioni i përbërë nga përfaqësues të INSTAT-it dhe profesorë të Universitetit të Arteve të Bukura, përzgjodhën tre vendet e para.
Logoja fituese u krijua nga Tomas Kuka, student në UET. Me një design të thjeshtë dhe info shtesë tek shkronja e tretë ajo u vlerësua si logoja më e mirë. Me këtë punim, Tomas fitoi një kompjuter Apple.
Vendi i dytë shkoi për nxënësen e liceut Jordan Misja, ndërsa vendi i tretë për një nga studentët e Arteve të Bukura.
Çmimet u ndanë nga përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri Brian J. Williams. Në fjalën e tij, ai theksoi rolin e INSTAT dhe CENS në shoqëri dhe demokraci. Sipas tij, këto dy institucione duhet të jenë institucione të pavarura, ashtu siç edhe është Avokati i Popullit. “Duke qenë se Cens do të na shoqërojë për shumë vite në vazhdim, duhet që minimalisht rinia të kuptojë rolin e tij”, theksoi ai.
Lexo: Shqiptarët rrisin shpenzimet për kulturën
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto