Shpallen fituesit e Konkursit të Bizneseve të Gjelbërta 2020

Shpallen fituesit e Konkursit të Bizneseve të Gjelbërta 2020

bizneset

 

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim organizoi në datat 7-8 maj 2020, Konkursin e Bizneseve të Gjelbërta 2020. Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta është një aktivitet që Partnerët Shqipëri organizon prej vitit 2012, i cili synon të stimulojë e inkurajojë inovacionin për ide biznesi të gjelbërta në nivel lokal dhe të hulumtojë rolin e filantropisë në angazhimin e komuniteteve lokale për të gjeneruar ide biznesi të bazuara në shfrytëzimin e burimeve lokale, ringjalljen e traditave të prodhimit dhe tregjeve lokale, duke pasur një qasje miqësore ndaj mjedisit.

Lexo: Protokolli i masave higjieno sanitare Covid-19 në qendra tregtare

Përmes mbështetjes së nismave inovatore që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik lokal, Konkursi synon të kontribuojë në mënyrë thelbësore në ndërtimin e një rajoni të begatë, konkurrues dhe të paqtë të Ballkanit, në linjë me 7 Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm të Axhendës 2030.

Këtë vit, organizimi i Konkursit të Bizneseve të Gjelbërta u mbështet nga Fondi Rockefeller Brothers, Credins Bank dhe Telekom Albania.

Njëzetë finalistë të përzgjedhur nga 41 konkurrentë nga organizata jofitimprurëse, sipërmarrje sociale, biznesi i vogël në vend dhe individë, prezantuan idetë e tyre gjatë dy ditëve të konkursit.  Prezantimet e ideve të biznesit u vlerësuan nga një juri e pavarur me ekspertë të fushës së ekonomisë, edukimit dhe zhvillimit të biznesit.

Këtë vit, konkursi mbështeti ide biznesi në dy fasha kryesore sipas maturimit të idesë:

Fasha 1: Ide biznesi në fazë konceptuale 

Fasha 2: Biznes në fazat e para të zhvillimit 

Idetë fituese janë:

Fasha 1: Ide biznesi në fazë konceptuale (3 fitues)

  1. “Prodhimi i sapunëve artizanal dhe sfungjerëve natyral” prezantuar nga biznesi i vogël “Rinora Handmade”. Ideja konsiston në prodhimin e sapunit artizanal dhe sfungjerit natyror bimor “Made in Albania” duke i ofruar konsumatorit një produkt artizanal dhe natyral prodhuar nga lëndët e para të vendit tonë dhe duke nxitur punësimin në zonat rurale të qytetit të Beratit.
  2. “Margjelo Filigran Albania” prezantuar nga Aurora Piranej, individ. Ideja ka për qëllim ngritjen e një sipërmarrje sociale në qytetin e Shkodrës, e cila do të konsistojë në përpunimin e metalit të argjendit me teknika artizanale si filigran, thurrje apo punime me grep për të prodhuar objekte te ndryshme dekorative, suvenire dhe bizhuteri, si dhe në rritjen e aftësive dhe punësimin e grave artizanale.
  3. “Prodhimi i vajit të lajthisë” prezantuar nga fermeri Julvin Marku, ide a cila synon të sjellë në treg këtë produkt të përpunuar nga fruti i lajthisë dhe të nxisë bashkëpunimin me fermerë të fshatit Gramëz në Njësisë Administrative Thumanë, për ta kultivuar dhe treguar atë.

Lexo: Protokolli i masave higjieno sanitare Covid-19 në klinikat dentare

Secila nga idetë fituese në këtë fashë do të mbështetet financiarisht deri në shumën 500,000 lekë (të rinj).

Fasha 2: Biznes në Fazat e Para të Zhvillimit (2 fitues)

  1. “Kroi Mjaltit” prezantuar nga Personi Fizik Besart Lama. Ideja konsiston në prodhimin dhe tregtimin e produkteve nga aktiviteti i bletarisë si mjaltë, qumësht blete dhe mjaltë me hoje, me ndikim edhe në rritjen e rendimentit të prodhimit të kulturave bujqësore të fshatit Shullazë të Kurbinit. Ideja synon angazhimin dhe punësimin e komunitetit lokal në këtë sipërmarrje.
  2. “Natyra Ime” prezantuar nga Personi Fizik Jetmira Kajoshi. Ideja synon rritjen e prodhimit të sapunëve artizanalë dhe produkteve kozmetike tërësisht natyralë dhe të shëndetshëm, duke promovuar vlerat dhe natyrën e vendit tonë.

Secila nga idetë fituese në këtë fashë do të mbështetet financiarisht deri në shumën 800,000 lekë (të rinj).

Tre prej fituesve, dy vendet e para nga Fasha 1 dhe vendi i parë nga Fasha 2, përkatësisht “Prodhimi i sapunëve artizanal dhe sfungjereve natyral”, “Margjelo Filigran Albania” dhe “Kroi Mjaltit”do të bëhen automatikisht pjesë e konkurimit në Konkursit Ballkanik të Ideve të Gjelbërta 2020. Si pjesë e këtij konkursi rajonal, 21 ide biznesi nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnje Hercegovina dhe Greqia, do të konkurrojnë për të përfituar një fond shtesë nëse shpallen fitues në nivel rajoni. Konkursi rajonal do të zhvillohet në shtator 2020.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0