Shpallen fituesit e konkursit "Ide të Gjelbërta 2018"

Shpallen fituesit e konkursit “Ide të Gjelbërta 2018”


Partnerët Shqipëri organizoi në datat 28-29 qershor 2018 në Tiranë, konkursin kombëtar “Ide të Gjelbërta 2018”. “Ide të Gjelbërta” është një konkurs i përvitshëm që Partnerët Shqipëri organizon prej vitit 2012, në kuadër të punës së saj për nxitjen e sipërmarrjes dhe inovacionit social. Ai shërben si një inkubator për ide të gjelbërta që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik në Shqipëri.

Gjatë dy ditëve të konkurimit, 20 individë, organizata të shoqërisë civile e sipërmarrje të biznesit të vogël prezantuan projekt – idetë e tyre përpara një jurie ekspertësh, e cila përzgjodhi tre idetë më të mira:

  • “Shtigjet e Gjelbërta”, ideja e Shoqatës Vjosa Explorer, e cila synon rritjen e ofertës turistike në rrethin e Përmetit nëpërmjet ndërtimit të Shtigjeve të Gjelbërta, si një potencial i pashfrytëzuar që përmirëson përvojën e vizitorëve, rrit kohën e qëndrimit cilësor të tyre dhe ndikon në uljen e sezonalitetit të aktivitetit turistik në dobi të rritjes së punësimit dhe zhvillimit social e ekonomik.

  • “Aloe Vera (Aloe Saponaria) në Shqipëri”, ideja e Albi Sulo, individ, konsiston në ndërtimin e një agrikulture bujqësore mjekësore si Aloe Saponaria, në një zonë periferike të bashkisë Tiranë, me synimin për t’a kthyer kultivimin e Aloe Verës në një sipërmarrje të suksesshme dhe fitimprurëse.

  • “Pana Suvenirs”, ideja e Pezana Rexha, e cila synon të krijojë dhe zhvillojë një linjë të re produktesh që janë suveniret “Made in Albania”. Nëpërmjet realizimit të kësaj iniciative gjithashtu synohet krijimi i mundësive për punësim dhe trajnim dhe krijimi i produkteve unikale, që përfaqësojnë dhe identifikojnë plotësisht Shqipërinë.

Idetë fituese do të mbështeten financiarisht deri në shumën 800.000 lekë, nëpërmjet një fondi të krijuar me kontribute të kompanive lokale dhe donatorëve privatë. Bashkëfinancues janë Fondi Rockefeller Brothers, Balkan Trust for Democracy-A project of German Marshall Fund, Banka Credins dhe Telekom Albania.

Gjithashtu, fituesit do të jenë pjesë e Konkursit rajonal “Filantropia në mbështetje të Ideve të Gjelbërta” që do të zhvillohet në Maqedoni, në korrik të këtij viti. Konkursi rajonal me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, dhe Bosnje Hercegovinës, paraqet një mundësi për fituesit në nivel lokal që të përfitojnë fonde shtesë nga Rockefeller Brothers Fund (RBF), nëpërmjet fondacioneve partnere në secilin prej këtyre vendeve. Partnerët Shqipëri është partner i RBF në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0