Shpallen fituesit e festivalit letrar për të rinj Tirana Gate 2020

Shpallen fituesit e festivalit letrar për të rinj Tirana Gate 2020

Tirana Gate 2020

Festivali Letrar për të Rinj “Tirana Gate-2020” shpalli sot fituesit e Edicionit të VI në tre kategori, ese, prozë dhe poezi, ku konkurruan me dhjetëra nxënës e studentë të shkollave të kryeqytetit.

Juria e festivalit vlerësoi me çmim të parë në Ese – Antea Spahiun, në Prozë – Ersona Duro dhe në Poezi – Sara Hidri. Edhe pse në kohë pandemie, festivali e nisi punën e tij në mars, duke e ndryshuar tërësisht mënyrën e organizimit, pasi gjithçka u krye online. Ai u organizua si çdo vit nga Instituti i Librit dhe i Promocionit dhe u mbështet nga Bashkia e Tiranës.

Tema e këtij edicioni ishte “Shpirti i një kryeqyteti që ndryshon”, e lidhur ngushtësisht me Tiranën dhe 100 vjetorin e shpalljes Kryeqytet. Në fjalën përshëndetëse, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se mbështetja për artin dhe kulturën nuk do të mungojë.

Lexoni: Presidenti Trump nderon nxënësin shqiptar me medaljen e artë të ekselencës

Ai shprehu kënaqësinë se ky festival po kthehet në një traditë të bukur të Tiranës. “Të bësh art e kulturë është sfidë në kohët ku jetojmë. Por, kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Komercalizmi, zelli për t’u dukur, ndoshta i kanë shkurajuar ata, që merren me letërsi ose mendojnë të investojnë në art e kulturë. Ama, aleanca që kemi krijuar sot me këtë festival, ka mundësi të transformojë, në mos botën, të paktën këtë qytet. Nëse nuk ndryshojmë dot botën, të paktën mund ta përmirësojmë qytetin tonë, qoftë edhe duke u frymëzuar.

Do të kemi shanse të tjera si ky festival dhe mezi pres që bashkia të vazhdojë të jetë partneri shqiptar i këtij konkursi”, tha Erion Veliaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0