Në ambientet e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u zhvillua ceremonia e ndarjes së çertifikatave për fituesit e fazës së parë të Maratonës Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, një nismë që synon të nxisë pjesëmarrjen e gjerë dhe të përfshijë talentet e reja në zhvillimin e aftësive praktike në fushën e sigurisë kibernetike.
Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori i AKSK, z. Igli Tafa, vlerësoi përkushtimin dhe performancën e pjesëmarrësve, duke theksuar se përmes kësaj maratone po ndërtohet një kulturë bashkëpunimi, zhvillimi profesional dhe motivimi për gjeneratat e ardhshme të ekspertëve kibernetikë. Në përfundim të fazës së parë, u shpallën fituesit në dy kategori: universitetet dhe studentët, të cilët u dalluan për rezultatet e tyre në platformën SimSpace.
Lexo edhe: Ballkani Perëndimor bashkohet në Tiranë për dialogun rajonal mbi sigurinë kibernetike
Renditja për universitetet:
- Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, Universiteti i Tiranës
- Universiteti New York Tirana
- Akademia e Forcave të Armatosura
Renditja për studentët:
- Orgito Leka
- Earta Joca
- Sidrit Dervishi
Rezultatet e kësaj faze pasqyrojnë përkushtimin e të rinjve për të avancuar në fushën e sigurisë kibernetike dhe rolin që universitetet po marrin në përgatitjen e kapaciteteve të reja profesionale, në përputhje me vizionin e AKSK për zhvillimin e qëndrueshëm të ekosistemit digjital të vendit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto