Shoqata Shqiptare e E-commerce diskuton rreth shitjeve online - Business Magazine Albania

Shoqata Shqiptare e E-commerce diskuton rreth shitjeve online

Shoqata Shqiptare e E-commerce

Shoqata Shqiptare e E-commerce (AECA), gjatë ditës së parë të eventit “Digital Strategy” organizoi një panel specifik mbi mënyrat e ndërtimit të besimit në mjedisin e biznesit.

Ndër panelistët, Znj. Delina Ibrahimaj, Ministrja për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, shpjegoi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për të përmirësuar Klimën e Biznesit me një fokus të veçantë në tranzicionin digjital dhe skemat mbështetëse për startupet, të cilat janë kryesisht në sektorin e teknologjisë. Në anën tjetër, Z. Stephan Joss, drejtuesi i ekipit të Sektorit Privat të Helvetas në Shqipëri, theksoi komunikimin midis biznesit dhe Qeverisë si çelësi i suksesit për ndërtimin dhe restaurimin e ndërsjellë dhe një klimë të mirë biznesi në vend.

Lexo edhe: Mbrëmje gala për nënat dhe foshnjat

Panelistë të tjerë, Z. Epi Ludvik dhe Z. Davide Barbieri, sollën përpara pjesëmarrësve rëndësinë e të pasurit besim në vetvete dhe krijimin e vibrimeve pozitive si një urë e mirë për të ndërtuar me konsumatorët, veçanërisht jetike për shitësit online. Së fundmi, Z. Artan Gjergji, Sekretari i Përgjithshëm i AECA, shpjegoi punën e bërë nga kjo shoqatë e re për të luftuar informalitetin shumë të pranishëm brenda biznesit të shitjeve online. Trustmark, si një instrument besimi për konsumatorët, do të lëshohet vetëm për bizneset që përmbushin kuadrin ligjor dhe indikatorët e nevojshëm për një hashtagbiznes online të standardizuar, duke synuar rikthimin e besimit tek blerësit online vendas.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0