Shoqata Mikrofinanca Shqiptare në Komisionin e Ekonomisë kërkon më shumë hapësira për financim - Business Magazine Albania

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare në Komisionin e Ekonomisë kërkon më shumë hapësira për financim

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare

 Shoqata Mikrofinanca Shqiptare raportoi në një seancë dëgjimore me Komisionin e Ekonomisë dhe Financave në Kuvendin e Shqipërisë, e cila u zhvillua me kërkesë të Shoqatës. Qëllimi i raportimit në Komision ishte informimi për veprimtarinë mikrofinanciare në Shqipëri, arritjet dhe sfidat e saj, impaktin e saj social dhe ekonomik në vend, si edhe pritshmëritë për forcimin e partneritetit midis sektorit dhe organeve qeverisëse të vendit.

Raportimi në lidhje me veprimtarinë e sektorit dhe institucioneve në përbërje të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare u ndal në mënyrë të detajuar në pikat e mëposhtme: prezantim i veprimtarisë financiare të institucioneve financiare jo-banka, me fokus tek kredia dhe mikrokredia; ecuria e veprimtarisë, zhvillimi i mikrofinancës ndër vite, tendencat kryesore; natyra e produkteve dhe shërbimeve financiare, normat e interesit nominale dhe efektive dhe kompozimi i tyre, veprimtaria e mbledhjes së kredive në vonesë; cështje të transparencës dhe etikës në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve financiare jo-bankare, cështje te edukimit financiar; sfidat e sektorit për të ofruar shërbime të digjitalizuara në tërësine e tyre; problematikat e sektorit dhe masat që janë marrë dhe po merren për zgjidhjen e tyre.

Një pjesë e mirë e diskutimeve u fokusuan në procesin e automatizuar të vlerësimit të aplikimeve për kredi të vogla të shpejta, për normat e interesit efektive të ofruara nga institucionet anëtare, për nivelin e kredive në vonesë dhe numrin e huamarrësve të cilët nuk ripaguajnë detyrimet ne kohë dhe trajtimin e tyre më pas nga shoqëritë e blerjes së borxhit dhe organet përmbarimore, si edhe në nivelin e rrezikut të kredisë të marrë përsipër nga institucionet financiare jo-banka dhe mënyrën e zbutjes së tij.

Përfaqësuesit e Shoqatës dhanë shpjegime të hollësishme dhe argumenta të plota në lidhje me shqetësimet e deputetëve, të cilat hodhën dritë mbi kompozimin e kostove të këtyre institucioneve, të cilat përkthehen në kostot e kredive të ofruara, si edhe propozuan mënyra dhe mundësi për të ulur kostot e kredidhënies, nëpërmjet rritjes së partneritetit me organet ligjvënëse dhe ligjzbatuese, si edhe organet ekzekutive të qeverisjes.

Lexo: RËNDËSIA E INVENTARIT TË PRODUKTIT – “Suksesi në shitje” nga Denis Gafuri

Ndër kërkesat kryesore të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare përmendim si më poshtë:

  • Sektorit t’i jepet akses në fonde më të lira, përfshi financimet nga institucionet financiare lokale apo edhe mundësia për të mbledhur mini-depozita nga tregu;
  • Institucionet e mikrofinancës të përfshihen si pjesë me të drejta të barabarta në skemat e mbështetjes për biznesin dhe fermerët, të hartuara apo në proces hartimi nga Qeveria Shqiptare;
  • Sistemit financiar në tërësi t’i ofrohet akses i rregulluar me ligj mbi të dhënat financiare të qytetarëve dhe bizneseve në platformën e-albania (me kërkesë dhe autorizim të plotë të klientit), për të automatizuar edhe më tej procesin e vlerësimit të aplikimeve të kredisë, kapacitetit pagues të klientëve dhe për t’i dhënë një shtysë digjitalizimit të plotë të ofrimit të shërbimeve financiare;
  • Qeveria të punojë për përmirësimin e sistemit dhe referimit të librit të adresave për të mundësuar një komunikim efektiv dhe në kohë të institucioneve mikrofinanciare me klientët e sektorit;
  • Qeveria të mbështesë biznesin familjar dhe mikro-ndërmarrjet me politika të qënësishme, subvencione dhe ndërmjetësim në zinxhirin e vlerës, me qëllim uljen e rrezikut të goditjes së këtyre sektorëve nga kriza e cmimeve dhe pasojat e situatës konfliktuale në Ukrainë.

Seanca pasqyroi rëndësinë e sektorit të mikrofinancës për organet ligjvënëse, në të mirë të zhvillimit ekonomiko-social të vendit, mirëqënies së qytetarëve dhe mundësisë së rritjes së përfshirjes financiare të tyre. Të gjitha institucionet tona anëtare mbeten të angazhuara të vijojnë kreditimin për segmentet e tregut me cilësi të lartë shërbimi, transparencë dhe etikë në ofrimin e produkteve financiare, dhe këshillim dhe lehtësim për klientët në vështirësi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0