Shoqata Mikrofinanca Shqiptare miraton Strategjinë dhe cakton Presidencën për vitin 2022 - Business Magazine Albania

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare miraton Strategjinë dhe cakton Presidencën për vitin 2022

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare (AMA), në mbledhjen e rradhës së Asamblesë së Anëtarëve, e cila u organizua në kanale virtuale në datën 10 janar 2022, miratoi strategjinë e veprimtarisë për vitin në vijim dhe zgjodhi Presidencën për periudhën e ardhshme dy-vjecare. Në përputhje me objektivat strategjike dhe fokusin e veprimtarisë së Shoqatës, gjatë këtij viti përpjekjet do të përqëndrohen në këto drejtime: rritja e ndikimit social të veprimtarisë së mikrofinancës në shoqërinë shqiptare nëpërmjet fuqizimit të shtresave në nevojë dhe gjithëpërfshirjes sociale, rritja e ndikimit në politikëbërje dhe pjesëmarrja aktive në tryezat e diskutimit me fokus politikat e zhvillimit ekonomik, sidomos për fermerët, mikrondërmarrjet dhe biznesin e vogël, si edhe promovimi i veprimtarisë së mikrofinancës dhe mbështetja e anëtarëve si ofrues të saj.

Një vend të veçantë gjatë këtij viti pritet të zënë veprimtaritë me bazë edukimin financiar, në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Edukimin Financiar dhe në bashkëpunim me aktorë të tjerë të tregut, për të siguruar jo vetëm një nivel të përmirësuar të edukimit financiar, por një gjithëpërfshirje të popullatës dhe shtresave të saj në ofertën me shërbime dhe produkte financiare. Gjatë Mbledhjes së Anëtarëve u zhvilluan gjithashtu zgjedhjet për Presidencën e rradhës së Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare. Me votë unanime, President i Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare për periudhën Janar 2022 – Djetor 2023 u rizgjodh znj. Arlinda Muja, Drejtore Ekzekutive e Kredo Finance, e cila u përgëzua nga anëtarët për punën e saj aktive dhe mbështetëse në drejtim të arritjes së objektivave të Shoqatës.

Rreth Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare
Shoqata Mikrofinanca Shqiptare është një organizatë sektoriale e themeluar në vitin 2006, e cila bashkon 10 institucione financiare kredidhënëse, më të rëndësishmet në vend. Institucionet anëtare të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë kthyer në promotore të zhvillimit ekonomiko social dhe në aktorë të edukimit financiar të sipërmarrjeve private, agro-biznesit dhe individëve. Anëtarët aktualë të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë Agro&Social Fund shpk, Agrokredit sh.a., AK-Invest sh.a., Crimson Finance Fund Albania shpk, Fondi Besa sh.a., Fed Invest SHKK, IuteCredit Albania sh.a., Kredo Finance shpk , NOA sha, UniFin SHKK.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0