Shoqata e Lidershipit në Shqipëri dhe Kosovë fiton të drejtën ekskluzive për organizimin e konferencës LEAPin - Business Magazine Albania

Shoqata e Lidershipit në Shqipëri dhe Kosovë fiton të drejtën ekskluzive për organizimin e konferencës LEAPin


Organizata Leadership Development Association Albania & Kosovo në Zagreb të Kroacisë ka lidhur memorandum bashkëpunimi me organizatën Kroate Croatian Office for Creativity and Inovation (Hrvatski ured za kreativnost i inovacije – HUKI) për fituar të drejtën ekskluzive për të bërë organizimin e konferencave ndërkombëtare “LEAPin” në qytetet Tiranë (Shqipëri), Prishtinë (Kosovë) dhe Preshevë (Serbi), pra në vendet ku edhe ka të hapura degët e saj (dega e Preshevës zyrtarizohet këtë muaj).

Ky memorandum shërben që të vendosen bazat e përgjegjësitë mbi organizatën LDA Albania, për të organizuar konferencën ndërkombëtare LEAPin në qytetet e lartëpërmendura për një periudhë pesë vjeçare. Memorandumi ka hyrë në fuqi në momentin e nënshkrimit ndërsa dy personat përgjegjës për zbatimin e tij në Shqipëri, Kosovë dhe Preshevë janë Z. Marilo Meta, President i shoqatës & udhëheqës i këtij projekti madhor dhe Z. Qëndrim Hoxha, CEO në degën e LDA-së për Kosovë & Asistent Ekzekutiv për zbatim të memorandumit në vendet që përmendëm.

Pas kthimit në Shqipëri i pari i LDA-së Z. Marilo Meta është shprehur se është i lumtur që LDA do të ofrojë mundësi për qindra të rinj shqiptarë të ndjekin konferencat LEAPin në Tiranë, Prishtinë dhe Preshevë ndërsa një pjesë e tyre do kenë fatin që të marrin pjesë edhe në samitin LEAP, i cili do të mbahet në marsin e vitit 2020 në qytetin e Zagrebit, ndërsa CEO i LDA-së për Kosovën Z. Qëndrim Hoxha u zotua se do të angazhohet fuqimisht për zbatimin në praktikë të këtij memorandumi pikë pas pike, me vizion të qartë dhe në bashkëpunim të plotë me organizatën HUKI, të cilën edhe e ka falënderuar për bashkëpunimin. LDA po vazhdon përpjekjet e saj maksimale që rininë shqiptare ta mbajë sa më afër Europës si për nga aktivitetet e rinisë, edukimit dhe kulturës ashtu edhe nga pjesëmarrja në evente të rëndësishme si LEAP Summit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0