Shoqata e Bankave: "Biznesi i madh heziton të ndërmarrë risqe" - Business Magazine Albania

Shoqata e Bankave: “Biznesi i madh heziton të ndërmarrë risqe”


Shoqata e Bankave thotë se ngërçi i kredisë është i lidhur me përgjumjen e biznesit të madh.

“Nuk po lëviz biznesi i madh. Ajo që e ndikon kredinë janë portofolat e mëdha. Projektet e mëdha që ndërmerr biznesi i madh. Nga kontaktet që kemi me bankat vihet re që nuk ka projekte nga këto biznese ende. Por biznesi i vogël dhe deri diku edhe ai i mesëm është duke lëvizur”, u shpreh Spiro Brumbulli, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Bankave.

Në prill kredia për ekonominë ishte sipas Bankës së Shqipërisë 1.6 për qind më e ulët se një vit më parë. Spiro Brumbulli thotë se bankat janë të hapura për të dhënë kredi të reja, por sipas tij problemi qëndron tek kërkesa.

“Ka një ngërç nga individët dhe nga biznesi për të kryer blerje, për të marrë përsipër risqe, për të kryer investime të reja”, tha Spiro Brumbulli.

Sipas tij, ky hezitim i biznesit dhe individëve për të marrë përsipër risk është i lidhur edhe me atmosferën e përgjithshme të ekonomisë.

“Ndoshta fakti që ekonomia nuk po rritet më shumë se 2 apo 3 për qind, ndoshta fakti që të rinjtë e kanë të vështirë të gjejnë punë, e të tjera arsye krijojnë një lloj pengese për një zhvillim më të zhurmshëm”, shprehet sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Bankave.

Në programin e reformave ekonomike 2016-2018, qeveria e konsideron ngërçin e kredisë si një nga rreziqet më të mëdha për konsolidimin e rritjes ekonomike.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0