Shkruaj si një sipërmarrës

Shkruaj si një sipërmarrës


Shkrimi biznesor duhet të jetë i qartë, bindës dhe i rrjedhshëm. Lexoni shkrimet e Steve Jobsit, Elon Musk-ut dhe Warren Buffett (edhe pse ata nuk kanë aq shumë nevojë të shkruajnë sepse për ta flasin veprat).

Ja çfarë ju këshillojmë për të shkruarit:

  1. Të shkruash për biznes është sikur të zgjidhësh një problem për klientin. Ju nuk jeni ylli -lexuesi është. Ndihmoni ata të marrin atë që duan, në mënyrë sa më të shpejtë dhe efektive që të jetë e mundur. Ata mund të duan të gjejnë një zgjidhje për një problem të caktuar. Ata mund të duan të binden. Jepuni atyre ҫfarë duan.
  1. Pretendoni që po dërgoni një email. Ose një mesazh të thjeshtë. Kjo do ta qetësojë mendjen tuaj dhe do t’ju ndihmoj të shkruani më mirë.
  1. Përmblidheni shkrimin tuaj në një thënie. Nëse thënia nuk është tërheqëse, pjesa tjetër edhe më pak. Thënia ideale e shtyn lexuesin të vazhdojë më tej.
  2. Dërgojani atë vetes dhe lexojeni në telefonin tuaj. Ju do t’i shihni fjalët tuaja me një sy të freskët, sikur dikush tjetër t’i ketë shkruar ato. Kjo do t’ju detyrojë ta bëni shkrimin tuaj të shkurtër dhe të thjeshtë.
  1. Filloni me një përmbledhje. Një përmbledhje e mirë e shtyn lexuesin për të vazhduar më tutje.
  1. Shkrimi është rishkrim. Shkruani mendimet tuaja duke u mbështetur në ndërgjegjen tuaj. Mos u varni nga fjalori apo shqiptimi i duhur. Pasi ta keni përgatitur një draft, kalojeni shumicën e kohës duke rishkruar dhe riorganizuar detajet. Unë ende po i rishkruaj postimet edhe pasi i kam publikuar ato.
  1. Fshini gjysmën e fjalëve. Thuaj më shumë me më pak fjalë. Ky është shërbimi më i mirë ndaj klientit. “Po të kisha më shumë kohë, do të kisha shkruar një letër më të shkurtër”.
  1. Shmangni mbiemrat. Përdorni numrat në vend të mbiemrave. Një mbiemër e vërteton që ti nuk i njeh numrat.
  1. Shqyrtoni çdo fjalë për paragjykim dhe retorikë. Argumentoni anën (kuptimin) e çdo fjale, të paktën për veten tuaj. Mësoni më shumë rreth paragjykimeve këtu.
  1. Shmagni preferencat e panevojshme në fjalë të caktuara. Fshini idetë dhe frazat e bukura në qoftë se ato nuk e ndihmojnë klientin të zgjidhë problemin e tij.
  1. Kur t’i mësoni rregullat, thyejini ato. Shkruani me zërin tuaj origjinal. Tregoni një histori. Mësoni se cilat fjalë zgjojnë inspirim për veprim. Por, së pari mësoni si të shkruani në mënyrë të qartë dhe elokuente.
  1. Shkrimi është një problem dizajni. Shembull: mos përdorni kurrë idiomën e ‘të parëve apo të fundit’. Kjo e detyron lexuesin të kthehet prapa për ta kuptuar se ku po referoheni.

Dieter Rams thotë: “Indiferenca ndaj njerëzve dhe realitetit në të cilin ata jetojnë është në të vërtetë mëkati më i madh në dizajn”.

Sigurohuni që shkrimi juaj është i thjeshtë, i papritur, konkret, i besueshëm, emocional, si kjo deklaratë:

“Unë besoj se kombi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të angazhohet për arritjen e qëllimit, që brenda një dekade ta dërgojë njeriun në hënë dhe ta kthejë atë të sigurt në tokë”.

VentureHacks

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0