Shkencëtari i Glaxo Smith Kline largohet nga gjiganti farmaceutik për të drejtuar biznesin e rinisë së përjetshme - Business Magazine Albania

Shkencëtari i Glaxo Smith Kline largohet nga gjiganti farmaceutik për të drejtuar biznesin e rinisë së përjetshme

Shkencëtari

Shkencëtari kryesor i Glaxo Smith Kline do të largohet nga gjiganti farmaceutik, për të ndihmuar një start-up, themeluar nga grupi i miliarderëve që janë në kërkim të pavdekshmërisë.

Hal Barron, do të kalojë për të punuar te Altos Labs në Silicon Valley. Start-upi është fokusuar në teknologjinë anti-plakje dhe synion të zbulojë mënyra për ta realizuar këtë.

Miliarderë, përfshirë themeluesin e Amazon, Jeff Bezos dhe investitorin rus, Yuri Milner, po themelojnë kompaninë e bioteknologjisë.

Barron do të largohet përfundimisht në gusht, për t’u bërë drejtor ekzekutiv i Altos Labs.

Lexo: Si të mbështesni dhe fuqizoni sipërmarrësit e rinj 

Kompania ka marrë 3 miliard dollarë financime këtë javë dhe është angazhuar në rekrutimin e shkencëtarëve në mbarë botën për të zbulluar si mund të ndryshojë progresin e moshës. Altos Labs po studion mundësinë e përdorimit të teknologjisë në riprogramimin e qelizave, si një përpjekje për të kthyer mbrapsht orën biologjike, te kafshët dhe potencialisht, te njerëzit.

Daily Mail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0