Shkencëtarët: Koronavirusi nuk përhapet nga gjurmët e lëna në sipërfaqe - Business Magazine Albania

Shkencëtarët: Koronavirusi nuk përhapet nga gjurmët e lëna në sipërfaqe

Në një studim të publikuar nga University of California, Covid-19  nuk përhapet nga sipërfaqe si dorezat e dyerve. Sipas tyre sasia e gjendur në dorezat apo çelësat nuk është e mjaftueshme për të infektuar një person, theksohet në të përditshmen britanike The Sun. Në fazat e fara të përhapjes së pandemisë, shkencëtarët deklaruan se prekja e sipërfaqeve dhe më pas prekja e gojës, hundës apo syve, shtonte  shanset e infektimit nga virusi, por tanimë ekspertët e University of California pretendojnë se prekja e sipërfaqeve nuk është aq e fuqishme sa të infektojë njerëzit.

LEXO: Covid 19 nxit projektin e Inovest për të menaxhuar pronat e dhëna me qira

Njëra nga mjeket dhe pjesë e studimit Monica Gandhi, tha se “Tani e dimë që përhapja e koronavirusit nuk shkaktohet nga prekja e sipërfaqeve dhe më pas nga prekja e fytyrës. Infektimi vjen duke ndenjur në praninë e dikujt pështyma e të cilit mund të ketë virus “.

Sipas ekspertëve tanimë më shumë sesa përdorimi i dezinfektantëve, ajo që të shpëton nga infektimi është përdorimi i maskës. Studimi i botuar në Lancet kishte sugjeruar më parë se grimcat e virusit të mbetura në sipërfaqe mbartin një rrezik të vogël të infeksionit.

SUN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0