Shkencëtarët gjejnë shenja jete ne planetin e afërt të Venusit - Business Magazine Albania

Shkencëtarët gjejnë shenja jete ne planetin e afërt të Venusit

Shkencëtarët kanë zbuluar se në planetin e Venusit mund të ketë shenja të jetës së huaj. Planeti i cili është fqinji ynë në sistemin diellor mund të jetë një nga vendet më të pamundura për shkak të atmosferës së tij, gati tërësisht i bërë nga dioksidi i karbonit (CO2), është helmues për njerëzit dhe kafshët. Për më tepër, është shumë nxehtë, duke qenë planeti i dytë më i afërt me Diellin, me një temperaturë të vlerësuar prej rreth 465 gradë Celsius (900 gradë Fahrenheit). Por, sipas disa studiuesve, është zbuluar një tjetër gaz që mund të gjendet 50 km lart nga sipërfaqja e planetit dhe nuk mund ta shpjegojnë.

Ai është një gaz i quajtur fosfinë. Kjo i ka çuditur shkencëtarët pasi profesor Jane Greaves dhe ekipi i Universitetit Cardiff ishin të parët që gjetën fosfinë duke përdorur një teleskop të madh në Hawaii. Shkencëtarët janë shprehur që ky planet sot është një sipërfaqe gati pa ujë me temperatura shumë  të larta, që shkojnë deri në 450 gradë celcius, prandaj nisur nga këto karakteristika ky i fundit konsiderohet dhe si planeti i vdekur.

Zbulimi interpretohet në mënyra të ndryshme nga studiues të ndryshëm, ku profesor Greaves tha: ‘’Ky ishte një eksperiment i bërë për kuriozitet të pastër, duke përfituar nga teknologjia e fuqishme e JCMT [Teleskopi James Clerk Maxwell] dhe duke menduar për instrumentet e ardhshme. Mendova se do të ishim në gjendje të përjashtonim skenarë ekstremë, si retë që mbushen plot me organizma. Kur morëm aludimet e para të fosfinës në spektrin e Venusit, ishte një tronditje! Në fund, ne zbuluam se të dy vëzhguesit kishin parë të njëjtën gjë, molekulat ndriçohen nga retë e ngrohta poshtë.

LEXO: Shkencëtarët e NASA-s zbulojnë një rezervuar ujor në planetin xhuxh, Ceres

Dr Lewis Dartnell, një astrobiolog nga Universiteti i Westminster, shtoi: ‘’Nëse jeta mund të mbijetojë në kuvertën e sipërme të reve të Venusit, kjo është shumë ndriçuese, sepse kjo do të thotë që jeta është shumë e zakonshme në galaktikën tonë në tërësi. Njerzit nuk do të kene më nevojë për planetë shumë të ngjashëm me Tokën dhe mund të mbijetojnë në planete të tjerë, të nxehtë si ferri, si psh Venusi.

Ladbible

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0