Shkenca në favor të kafesë - Ja çfarë thonë studimet - Business Magazine Albania

Shkenca në favor të kafesë – Ja çfarë thonë studimet


Njerëzit kanë filluar të pinë kafe që nga shekulli i 15-të dhe kjo ka qenë një element kryesor në vendin e punës për më shumë se një shekull. Por vetëm kohët e fundit shkenca ka shpjeguar disa nga përfitimet e saj të jashtëzakonshme shëndetësore.

Në këtë artikull po ju sjellim një përmbledhje të disa prej anëve pozitive të kafesë. Nëse nuk jeni konsumues të kafesë, këto studime thjesht mund të ndryshojnë mendjen tuaj.

  1. Konsumimi i kafesë ul rrezikun e vdekjes

Një studim interesant britanik me mbi 500,000 njerëzve zbuloi që personat, të cilët pinë rregullisht kafe vdesin më vonë se ata që nuk e konsumojnë kafen, gjatë një studimi 10 vjeçar.

Sa për arsyet pse, është pak mister. Një teori është se kafja përmban më shumë se 10,000 komponentë të ndryshme kimike që mbrojnë qelizat nga dëmtimi, thjesht mund të pengojë shumë shkaqe të vdekjes që shkencëtarët nuk i kanë izoluar akoma.

Lexoni: Lajme të mira për adhuruesit e kafes, shtatë filxhanë në ditë mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

  1. Kafeja është e lidhur me rrezikun më të ulët të sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru, e madje edhe vetëvrasjeve

Një tjetër studim masiv – ky nga Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard dhe nga 200,000 mjekë dhe infermierë mbi 30 vjet – lidh konsumin e kafesë me rrezikun më të ulët të vdekjes nga sëmundjet e zemrës, goditjeve, diabetit, sëmundjeve neurologjike dhe madje edhe vetëvrasjeve.

Pini një filxhan kafe në ditë dhe mundësia e vdekjes nga këto shkaqe do të ulet me 6%. Pini 3-5 kafe në ditë dhe mundësia do të ulet me 15%.

Sipas Framingham Heart, studimi epidemiologjik më i gjatë, ku u ekzaminuan mbi 5209 persona, u zbulua një lidhje e fortë midis konsumit të kafesë dhe rrezikut më të ulët të sëmundjeve të zemrës. Për çdo filxhan kafe shtesë që pinin njerëzit, rreziku i tyre për të vuajtur nga sëmundje të zemrës zbriste me 8%, krahasuar me pijet e tjera.

Megjithatë, një studim tjetër, ai nga Korea e Jugut, zbuloi se pirja e sasive të moderuara të kafesë çdo ditë shoqërohej me më pak shenja paralajmëruese të hershme të sëmundjes së zemrës.

  1. Nxit trupin tuaj të djegë yndyrnat

Ky përfundim vjen nga një studim në Universitetin e Nottingham në Angli dhe botuar në revistën Science Reports.

Studiuesit përdorën një sistem të imazhit termik për të matur temperaturat e njerëzve, e cila nga ana tjetër i lejon ata të kuptojnë se sa inde dhjamore kafe (BAT) (e njohur ndryshe si “yndyra kafe”) digjen.

Geoffrey James shkroi në lidhje me këtë studim së pari në Inc: “Kafeja nxeh BAT-in tuaj, gjë që bën që trupi juaj të shndërrojë në mënyrë më efikase yndyrnat në energji. Ose ta shprehim edhe më thjeshtë: Kafeja praktikisht djeg yndyrën.”

Autorët e studimit thonë se ata nuk e dinë nëse është kafeina në kafe, apo diçka tjetër, që shkakton djegien e yndyrës.

  1. Kafeja duket se ndihmon në ngadalësimin e procesit të plakjes

Ky ishte një studim më i vogël, i kryer në Universitetin Stanford: vetëm 100 persona që pinin kafe ishin në studim për disa vite. Por, teoria e saj ishte e mirëpërcaktuar dhe mjaft intriguese.

Fillon me idenë se ndërsa njerëzit plaken, ata përjetojnë një “mekanizëm thelbësor inflamator të lidhur me plakjen e njeriut dhe sëmundjet kronike që vijnë me të”, sipas një deklarate të Stanford mbi studimin.

Por pirja e kafesë, për shkak të përmbajtjes së lartë të kafeinës, mund të kundërshtojë reagimet kimike që shkaktojnë inflamacionin me kalimin e kohës, sipas studimit.

  1. Kafeja përmirëson shëndetin e trurit dhe ul rrezikun e pjesës konjiktive me moshën

Megjithatë, një studim tjetër që përqendrohet në një nga ato 10,000 komponentët e ndryshme kimike zbuloi se konsumi i kafesë duket se ka lidhje me reduktimin e sëmundjeve si ajo e Alzheimer ashtu edhe e Parkinson, sipas Dr. Donald Weaver, bashkëdrejtori i Krembil Brain Institute në Universitetin e Torontos.

Sekreti këtu duket se është i lidhur me një lloj komponenti kimik të quajtur fenilindane, e cila krijohen gjatë procesit të plakjes. Duket se këto kimikate mund të ndihmojnë në ndalimin e krijimit të dy proteinave toksike në tru, të quajtur tau dhe beta-amyloid, të cilat kanë qenë të lidhura si me Alzheimer, ashtu edhe me Parkinsons.

“Pra, fenilindanet janë një frenues i dyfishtë. Shumë interesante, ne nuk e prisnim këtë,” tha Weaver për Medical News Today, i cili raportoi mbi studimin.

Lexoni: Sipas një studimi të ri, njerëzit që pinë kafe jetojnë më gjatë

Shkenca nuk mbaron kurrë së befasuari…

Mund të vazhdonim pafund, pasi studime të tjera kanë arritur në përfundime se pirja e kafesë ju ndihmon të llogarisni më mirë dhe rrit cilësinë e bisedave në grup, madje edhe përmirëson cilësinë e të ushtruarit tuaj.

Sa i përket sasisë optimale të kafesë për të pirë çdo ditë, një studim në numrin e muajit Mars 2019 të The American Journal of Clinical Nutrition thotë se “pika e marrjes ku kafeina filloi të ndikojë negativisht në rrezikun kardiovaskular” është më shumë se pesë filxhanë.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0