Lajme të mira për adhuruesit e kafes, shtatë filxhan në ditë mund t'ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Lajme të mira për adhuruesit e kafes, shtatë filxhanë në ditë mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë


Ky studim i ri ka një lajm të mirë për adhuruesit e kafes.

Instituti Kombëtar i Kancerit dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit kanë zbuluar se konsumi i kafes ul shanset për një vdekje të hershme.

Ata gjithashtu rekomandojnë shtatë filxhanë kafe çdo ditë, sepse në këtë mënyrë mund të ulet ritmi i vdekjes me 16%, sipas The Indipendent.

Për studimin, ekipi përdori të dhëna nga UK Biobank, përmes së cilës 500,000 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar, të moshës 38 deri në 73, iu nënshtruan pyetësorëve shëndetësorë, ekzaminimeve fizike dhe ofruan mostra biologjike.

Studimi zbuloi se pjesëmarrësit të cilët pijnë tetë filxhan kafe në ditë apo më shumë panë se vdekshmëria e tyre ulet me 14%, ndërkohë që kjo u rrit në 16% tek ata që pijnë gjashtë deri në shtatë filxhanë kafe.

Dy deri në pesë filxhanë kafe ulin vdekshmërinë me 12%, ndërkohë që një filxhan në ditë apo më pak barazohet me 6%.

Hulumtuesit nga Universiteti Heinrich-Heine dhe Instituti i Kërkimeve IUF-Leibniz për Mjekësinë e Mjedisit në Düsseldorf, Gjermani, zbuluan se konsumimi i katër filxhanë kafeje në ditë mund të ndihmojë në mbrojtjen e qelizave kardiovaskulare nga dëmtimi dhe madje edhe në riparimin e tyre.

Ata sugjerojnë se pirja e kafes ose pijeve të tjera me kafeinë, mund të jetë veçanërisht e dobishme për të moshuarit, të cilët janë më të rrezikuar nga problemet e zemrës sesa të rinjtë.

/Independent

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0