Cikli vicioz i AI-së, rritet papunësia për programuesit e rinj - Business Magazine Albania

Cikli vicioz i AI-së, rritet papunësia për programuesit e rinj

formimi profesional

Premtimi se “programimi sjell prosperitet” ka rënë zyrtarisht poshtë. Sipas një studimi të fundit të Bankës Federale të Rezervave të Nju Jorkut, të diplomuarit e rinj në shkencat kompjuterike po përballen me norma papunësie nga 6.1% deri në 7.5% më shumë se dyfishi i nivelit të papunësisë për të diplomuarit në biologji apo histori arti. Një artikull goditës i The New York Times hedh dritë mbi atë që po ndodh në terren.

Historitë individuale janë thuajse të pabesueshme. Manasi Mishra, 21 vjeç, u diplomua në Universitetin Purdue pasi i ishte premtuar një pagë fillestare me gjashtë shifra. Megjithatë, pas diplomimit, ajo mori vetëm një intervistë pune  në restorantin Chipotle. (Nuk e fitoi vendin e punës.) Zach Taylor ka aplikuar për gati 6,000 pozicione në teknologji që prej diplomimit në Universitetin Shtetëror të Oregonit në vitin 2023, duke siguruar vetëm 13 intervista dhe asnjë ofertë pune. Madje iu refuzua edhe një aplikim tek McDonald’s për “mungesë përvoje”.

Lexo edhe: Ankesat për GPT-5 detyrojnë OpenAI të shqyrtojë rikthimin e modelit të vjetër

Shkaktarët e dyshuar? Programimi me inteligjencë artificiale po eliminon pozicionet për fillestarët, ndërsa gjigantët si Amazon, Meta dhe Microsoft po shkurtojnë vendet e punës. Studentët thonë se janë të ngujuar në një “cikël apokaliptik të AI-së” ata përdorin AI për të aplikuar masivisht, ndërkohë që kompanitë përdorin AI për t’i refuzuar automatikisht, ndonjëherë brenda minutash.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0