Shitjet globale të e-Commerce kapin shifrën e $1.9tr - Business Magazine Albania

Shitjet globale të e-Commerce kapin shifrën e $1.9tr


NEW YORK: Shitjet me pakicë në të gjithë botënpritet të rriten 23.7% në $1.91 trilionë në 2016, që përbën 8.7% të gjithë shitjeve me pakicë globale, sipas një parashikimi të eMarketer.Në të njëjtën kohë, firma e kërkimit pret që shitjet me pakicë të rriten 6% në $22.05 trilion këtë vit, dhe më pas të mbajnë të njëjtin ritëm rritjeje deri në 2020 ku totali i shitjeve me pakicë pritet të shkojë mbi $27.7 trilionë.

Por është projekti i rrritjes së pakicave e-commerce që është jashtë raportit për vitet në vazhdim, i cili pret që shitjet dixhitale të vazhdojnë të regjistrojnë rritje me numra dyshifror përgjatë 2020-tës.

Ndërkohë që ritmi i shitjeve me pakicë e-commerce pritet të ngadalësohet, eMarketer pret që ata të llogarisin mbi $4 trilionë në 2020-tën dhe të mbledhin 14.6% të totalit të shpenzimeve të shitjeve me pakicë në atë vit.

Shumë nga rritja dhe volumi i pakicave e-commerce mendohet të vijnë nga kina, ku shitjet pritet të arrijnë $899.09 miliardë këtë vit, thuajse sa gjysma (47%) i të gjitha shitjeve në mbarë botën.

Fuqia e e-commerce në Kinë do të thotë se Azia dhe Paqësori do të vazhdojnë të jenë tregjet e pakicave e-commerce më të mëdhaja në të gjithë botën edhe për katër vitet në vazhdim.

Raporti pret që shitjet në rajon të kapin shifrën e $1 trillionë në 2016-tën, pasi ka patur një rritje 31.5% këtë vit, dhe më pas të dyfishohet në $2.725 trillionë në 2020-tën.

Ndërkohë, Amerika e Veriut pritet ta ruaj pozicionin e saj si rajoni i dytë në botë me e-commerce dhe shitjet me pakicë më të mëdhaja, me një rritje 15.6% këtë vit në $423.34 miliardë.

“Rajoni do te shoh një rritje konstante dyshifrore përgjatë 2020-tës, e nxitur kjo nga rritjet e shpenzimeve të blerësve ekzistues dixhital, zgjerimi në kategoritë e reja, siç janë dyqanet e ushqimeve, dhe rritja e m-commerce,” thotë raporti.

Burimi: Warc.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0